Harlem Shake është rikthyer nëntë vite pasi u shndërrua në fenomen ikonik - NACIONALE

Harlem Shake është rikthyer nëntë vite pasi u shndërrua në fenomen ikonik

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Është koha të riktheni kostumet, kapelet apo çkado që mund të duket jo ortodokse, pasi duket se jemi kthyer në vitin 2013.

Ky është shpjegimi i vetëm për të cilin mund të mendoj pasi po shoh kërcimin Harlem Shake kudo që po shikoj.

Po, kërcimi i dashur që pushtoi internetin nëntë vite më parë, është rikthyer nga vdekja dhe ka gjetur shtëpi të re në TikTok.

Meme e Harlem Shake tregon një grup njerëzish duke kërcyer me këngën e vitit 2012, "Harlem Shake" nga DJ Baauer (aka Harry Rodrigues).

@clubmob Bring a group of dancers to a theme park… you’re asking for it. What a location to shake in!!! 😂 @Drayton Manor #harlemshake #harlemshakechallenge #harlemshake2020 #harlemshake2022 #dancetrend #gocrazy #draytonmanorpark #draytonmanor ♬ original sound - Club Mob



Videoja virale trend u fillua nga komedianët në YouTube, George Miller, Sonya Fetina dhe Filthy Frank.

Sot, klipi i thjesht 35-sekondësh ka mbi 66.4 milionë shikime.

Në video, katër persona në kostume presin që të rrëzohet viti, para se të fillojnë kërcimin të shfrenuar.



Pak dinin ata se sapo kishin krijuar fenomenin më të madh kulturor të vitit.

Trendi u shpërnda nëpër internet si zjarri i pyllit, derisa njerëzit po vazhdonin të xhironin veten dhe versionin e tyre të Harlem Shake.

Nuk u desh të kalonte shumë pra se zyret, spektaklet televizive dhe të famshmit të futeshin në aksion.

Në shkurt të vitit 2013, Matt dhe Kim u futën në librin e rekordeve, Guiness, për "Harlem Shaken më të Madh", pasi grumbulluan një turmë prej 3,344 personash për të improvizuar kërcime.


Nëse tërë ky informacion nuk u bëri të ndiheni të vjetër tashmë, këtë maj, krijuesi i këngës, Baauer shfrytëzoi Instagram për të markuar dhjetë-vjetorin e publikimit të këngës.

"Harlem Shake bëhet 10-vjeç sot. Ishte kohë më e thjesht"
, shkroi ai.

"Mbaj mend kur u bë meme për herë të parë, doli jashtë kontrollit tim dhe nuk më pëlqeu... tash kam perspektivë 10-vjeçare dhe e shoh se kam bashkuar njerëzit dhe i kam bërë të lumtur, diçka që është gjëja më e mirë që mund të bëjë muzika ime".


DJ dhe producenti inkurajoi ndjekësit të shpërndanin kujtimet favorite të Harlem Shake në komente.

Kënga virale e Baauer përfundoi duke rrëmbyer vendin e parë në iTunes në ShBA dhe të dytin në iTunes në Britaninë e Madhe dhe Australi, gjë që ishte goxha e jashtëzakonshme për atë kohë.

Këto ditë, një këngë mund të rrëmbejë pozitat e parë me përpjekje minimale, kështu që nëse trendi Harlem Shake rikthehet njëmend, do t'i bënit vetes një favor nëse do ta hidhnit radion.

Lajme të ngjashme