Gruaja ime është tepër e stresuar nga puna, nuk dëshiron të bëjë seks – si të veproj? - NACIONALE

Gruaja ime është tepër e stresuar nga puna, nuk dëshiron të bëjë seks – si të veproj?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Artikull i përkthyer nga "The Guardian"

Gruaja ime beson se është e drejt e saj të sjellë në shtëpi të gjitha frustrimet e punës dhe t’i hedh mbi mua. Kur ajo është e stresuar, nuk ka dëshirë për seks dhe ne bëjmë seks vetëm kur ajo e inicon. E kam diskutuar këtë me të plot herë. Kam bërë gjëra për të nidhmuar uljen e stresit të saj, por këto ndihmojnë pak. Jam në një fazë ku ndihem i mpirë dhe indiferent. Çka të bëj?

Përgjigja e psikoterapeutes Pamela Stephenson Connolly

Gjendja e marrëdhënies së përgjithshme të një çifti ndikon drejtpërdrejt në marrëdhënien e tyre seksuale dhe rasti i juve dhe gruas suaj e ilustron këtë saktësisht. Ju jeni duke e tepruar në përpjekjen për ta qetësuar dhe kënaqur atë, por kjo nuk po e sulmon shkakun rrënjësor të stresit të saj dhe po ju bën të zemëroheni. Stresi në vetvete ka të ngjarë të ulë dëshirën seksuale, dhe kjo është e komplikuar nga ajo që i sjell frustrimet e punës në shtëpi. Është e arsyeshme të ndani problemet me një partner dhe të prisni që ai të paktën të dëgjojë, por kur bëhet shumë e rëndë, është koha për të vendosur kufij. Këmbëngulni që ajo të gjejë mekanizma vetë-qetësues për stresin e saj dhe të ndërmarrë hapa për të ndihmuar në uljen e ngarkesës së saj të punës, në mënyrë që ju të mos e mbani barrën e të gjithave. Mpirja dhe indiferenca janë simptoma të depresionit, të cilat në vetvete mund të ndikojnë negativisht në reagimin seksual të një personi. Vepro tani përpara se të lindin edhe më shumë probleme.

Lajme të ngjashme