Gjërat që njerëzit gjykojnë që në takimin e parë - NACIONALE

Gjërat që njerëzit gjykojnë që në takimin e parë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pavarësisht sesa përpiqemi të përgatitemi përpara intervistës së parë të punës ose një takimi roramntik, jo çdo gjë shkon sipas parashikimeve tona. Njerëzit arrijnë të krijojnë një përshtypje për ne nga mënyra sesi zgjedhim ta paraqisim. Sipas psikologëve, këto janë 3 gjërat e para që njerëzit gjykojnë dikë tjetër.

Dhëmbët

Sipas antropoloëve, dhëmbët tërheqin menjëherë vëmendje dhe duam apo nuk duam, njerëzit gjykojnë edhe nga pamja e jashtme. Dhëmbët tregojnë shumë rreth moshës, shëndetit, nëse dikush është ose jo duhanpirës, kafedashës ose ka ankth kronik. Sipas studimeve, dhëmbët e bardhë dhe të drejtë krijojnë përshtypjen se dikush është i suksesshëm në karrierë dhe i qëndrueshëm nga ana financiare.

Inteligjenca

Në një takim të parë, pjesa më e madhe e njerëzve krijojnë një gjykim për nivelin e inteligjencës. Antropologia Helen Fisher shpjegoi se njerëzit e kuptojnë menjëherë nëse keni një fjalor të pasur. Lloji i temave që diskuothen janë gjithashtu thelbësore, pasi të tjerët arrijnë të mësojnë rreth formimit të përgjithshëm dhe shkollimit. Një fakt interesant është se nëse vendosni syze gjatë takimit të parë ose bëni kontakt sy më sy, perceptoheni si më inteligjentë. Në botën e sotme dixhitale, takimet e para virtuale duhen marrë po ashtu për bazë.

Vetëbesimi

Fisher shpjegon se vetëbesimi dallohet që në prezantimin e parë me dikë. Studimet tregojnë se njerëzit që buzëqeshin me sy, kanë një shtrëngim dore të fortë dhe flasin ngadalë duken më me vetëbesim se të tjerët. E rëndësishme është gjithashtu të qëndroni me trupin drejt, kokën lart dhe të mos ndërprisni të tjerët gjatë bisedës. Këta shihen gjithashtu si faktorë që ndikojnë nëse dikush ju percepton si një njeri me vetëbesim apo jo. Sipas Fisher, vetëbesimi është i lidhur edhe me stabilitetin emocional dhe ndikon në marrëdhëniet që krijoni me të tjerët. Nëse nuk ndihemi mirë me veten, edhe energjia që do të përçoni te të tjerët nuk do të jenë pozitive./living

Lajme të ngjashme