Gjatë një koncerti të Filharmonisë, një grua përjeton orgazmë "të zhurmshme dhe të plotë" - NACIONALE

Gjatë një koncerti të Filharmonisë, një grua përjeton orgazmë "të zhurmshme dhe të plotë"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Toka përnjëmend u dridh për një grua gjatë lëvizjes së dytë të performancës së Simfonisë së 5-të të Tchaikovskyt nga Filharmonia e Los Angelosit – kur përjetoi “orgazmë të zhurmshme dhe të plotë trupore”.

Shumë pjesëmarrës në koncert përshkruan momentin klimatik të gruas që ndodhej në ballkonin e Sallës Koncertale të Walt Disneyt, raporton NYPost.

“Secili gati u kthye të shihte se çka po ndodhte,”- tha Molly Grant, që po ulej afër gruas në fjalë.

“E pashë vajzën pasi kishte ndodhur, dhe ma merr mendja që ajo... përjetoi orgazmë sepse po merrte frymë rëndë, dhe partneri i saj po buzëqeshte dhe po e shihte – si të ishte përpjekje për të mos e turpëruar,” – shtoi tutje ajo.

“Ishte shumë e bukur,” – tha Grant.

Një klip nga ajo që ndodhi tashmë ka shkuar viral.

Megjithatë, siç thonë disa përdorues të mediave sociale kanë shprehur dyshime rreth këtij incidenti, me njërin që sugjeroi se gruaja mund të kishte pasur ndonjë farë emergjence mjekësore.

Lajme të ngjashme