Gafa e madhe e 'House of the Dragon': Shikuesit kanë mbetur të habitur nga ky lëshim
Seriali i ri që i paraprin 'Game of Thrones', 'House of the Dragon' është vetëm tri episoda në zhvillim dhe qysh tash shikuesit kanë vërejtur një gabim në editim.
Ata që i kanë përcjellur episodet e para të 'Shtëpisë Targaryen' e dinë se King Viserys po vuan nga një infeksion që shkatërron lëkurën, e që po avancon shpejt nëpër tërë trupin e tij.
Në episodin e fundit, është shkuar tutje dy vite dhe sëmundja e Viserys është përkeqësuar, aq shumë sa tash ai ka humbur dy gishtërinj të dorës.
Mirëpo, shikuesit vënë re një skenë ku aktori i Viserys, Paddy Considine, mund të shihet duke bartur një dorezë të gjelbër në pjesën ku i mungojnë gishtërinjtë Viserysit, moment i cili ka kaluar pa u vërejtur nga ekipi i editimeve të serialit.
Shikuesit që vënë re gabimin reaguan shpejt, me njërin që shkroi: "Jo doreza me ekran të gjelbër në pjesën ku i mungojnë gishtërinjtë Viserysit".
Një tjetër shtoi: "Dikush do të futet në telashe. Ata harruan të editojnë gishtërinjtë e Viserysit në episodin e tretë. Hahaha."
Megjithatë, disa fansa as nuk e kishin vërejtur se Viserys ishte i sëmurë dhe ishin të bindur se po shihnin gjëra kur më vonë i mungonin gishtat.
Not the green screen glove on Viserys’s missing fingers 🤣🤦🏻♀️#hotd pic.twitter.com/4CLUw5tDhI
— Sarah Capps (@SarahC_821) September 5, 2022
Një shikues shkroi: "Gjithashtu, a i humbi dy gishtërinj Viserys? A e vërejti dikush apo kam humbur mendjen?"
Derisa një tjetër shtoi: "Ai po humbet gishtërinj shpejt".
Ky episod gjithashtu pa Princin Daemon - luajtur nga Matt Smith - dhe Lord Corlys - Steve Toussaint - duke luftuar një betejë të humbur kundër ushtrisë së Crabfeeder, që e detyron mbretin Viserys të ndërhyn duke dërguar përforcime - për zemërimin e vëllait të tij.
#HouseoftheDragon #HOTD He is loosing fingers fast 😳. Loving the flaming love button #SmashIT 😜😆😂 https://t.co/jJzEtPAy3U
— Allegra.eth (@AllegraFx1) September 5, 2022
Ndërsa Viserys lexon letrën e tij me zë, ne shohim Daemon duke marrë gjërat në duart e tij dhe vozitë nëpër ujë për t'u dorëzuar, duke valëvitur një flamur të bardhë, teksa dorëzon shpatën.
Plani funksionon, derisa Crabfeeder kurioz del nga shpella dhe njerëzit e tij afrohen.
Mirëpo, krejt është pjesë e master planit të Daemon. Në betejën kaotike, ne shohim atë duke vrarë ushtarë, para se të ndjekë Crabfeederin e sprapsur në shpellën e tij. Daemon arrin një fitore të lavdishme.
Një fans shkroi: "Sapo e kuptova se Daemon nuk tha asnjë fjalë nga momenti që zbriti nga dragoni derisa doli jashtë me e dini kë. Matt Smith po e djegë (në kuptimin pozitiv) rolin e tij".
Një tjetër u pajtua, duke shkruar: "Kushdo që e zgjodhi Matt Smith për të luajtur Daemon Targaryen meriton lule. Mund t'i shikoj ato skenat e fundit të episodit përsëri e përsëri".
I treti e favorizoi për një çmim "Emmy", duke shkruar: "Jo, Daemon vërtetë vodhi tërë episodin pa e thënë as edhe një fjalë dialogu... Matt Smith po vjen për tre 'Emmy'."
