Seriali rekordthyes 'House of the Dragon' merr konfirmin për sezonin e dytë pas vetëm episodit të parë
Ende nuk është publikuar episodi i dytë i serialit që i paraprinë 'Game of Thrones', 'House of the Dragon', por kjo nuk e ka ndalur gjigantin transmetues, HBO, të jep dritën e gjelbër për sezonin e dytë.
Episodi i parë i këtij seriali - që tregon ngjarjen 170 vjet para eventeve të 'Game of Thrones' - vendosi rekord të HBO-së në episodin e parë, me gati 10 milionë shikues që po e përcillnin. Në javën e fundit, HBO raporton se shikueshmëria e episodit të parë është rritur në 20 milionë.
"Jemi përtej krenarë me atë që ka arritur krejt ekipi i 'House of the Dragon' sa i përket sezonit të parë", tha Francesca Orsi, zëvendës-presidentja ekzekutive e HBO, në një komunikatë.
"Kasta jonë fenomenale dhe ekipi pati një sfidë masive dhe tejkaloi të gjitha pritshmëritë, duke dhuruar një spektakël që tashmë e ka stabilizuar veten si një që duhet të shikohet me çdo kusht... nuk mund të jemi më të ngazëllyer të vazhdojmë të sjellim zhvillimet epike të Shtëpisë Targaryen me sezonin 2".
'House of the Dragon' elaboron në luftën civile që rezultoi me rënien e Shtëpisë Targaryen, paraardhësit e aenerys Targaryen nga 'GoT'. Sezoni i parë do të ketë 10 episode.
Sezoni i dytë i 'House of the Dragon' mund të jetë vetëm fillimi i përmbajtjes që lidhet me 'Game of Thrones' në të ardhmen. Transmetuesi ka një serial në përgatitje që ka të bëjë me karakterin e Jon Snow, dhe autori George R. R. Martin ka thënë në disa intervista se këto janë vetëm disa nga shumë projekte zhvilluese në lidhje me 'GoT'.
Për ta nënvizuar impaktin e 'House of the Dragon', 'The Independent' ka publikuar një video të një ndërtese me shumë dhoma që e përcjellin në të njëjtën kohë episodin e parë të serialit.
Protagonistja e serialit, Milly Alcock ka zbuluar se ajo po lante pjatat në një restorant, para se të merrte rolin e ëndrrave.
Aktorja, 22-vjeçare, e cila luan rolin e 'Rhaenyra Targaryen' në serialin fantazi, deri tash ka shijuar një jetë me këmbë në tokë por është në rrugë të bëhet syperyll Hollivudi.
Në një intervistë së fundmi për 'Just Jared', Milly shpjegoi: "Kurrë nuk e mendova se kjo mund të më ndodh".

Ajo vazhdoi: "Po laja pjata në një restorant, po jetoja në kulmin e shtëpisë së nënës. Kjo nuk u ndodh njerëzve si unë, kështu që ishte jashtëzakonisht shpejt".
Duke folur për momentin që agjenti i saj e telefonoi për t'i treguar se ka fituar rolin, ajo tha: "U ngriva, mora një frymëmarrje të thellë dhe i thashë shoqes, 'a ke verë?' Pastaj telefonova nënën.
"Po mendoja, ose duhet t'i kryej të gjitha provimet në Australinë rurale ose do ta lija shkollën. Kështu që e lashë sepse kurrë nuk ishte për mua".
Aktorja australiane la shkollën e mesme në Sidnei për të ndjekur karrierën si aktore, pasi fitoi rolin në filmin 'Upright'.
"E dija se kjo mundësi do të ishte eksperiencë shumë më e vlefshme se të merrja një copë letra", tha ajo për 'Vogue' në vendimin e saj për të lënë shkollën.
"Kurrë nuk dyshova në këtë vendim. Isha gati shumë impulsive. Po mendoj: 'Jo, kjo është ajo për të cilën kam punuar dhe më është dhënë një mundësi e jashtëzakonshme me një kastë të jashtëzakonshme, me këtë skriptë të bukur'."
