Filloi edicioni i dytë i Festivalit Queer të Prishtinës
Sot filloi edicioni i dytë i Festivalit Queer të Prishtinës, i cili ka për qëllim të festojë dhe promovojë artin dhe kulturën queer përmes një programi të pasur dhe fuqizues.
Ky festival do të zgjasë nga 6 deri më 8 shtator, festivali do të sjell një program mjaft të ngjeshur që përfshinë punëtori, shfaqje filmash, koncerte, dhe publikimin e librit “Storie të Rezistencës”.
Nata e hapjes nis me performancen e Vezirës, një drag queen nga Shqipëria, e cila pasohet nga Bozho Vreqo, një artist nga Bosnja dhe Hercegovina, i cili do të interpretojë këngët sevdah.
Këtë vit, festivali do të mirëpresë artistë dhe pjesëmarrës vendas, rajonalë dhe ndërkombëtarë, duke krijuar një hapësirë gjithëpërfshirëse dhe të larmishme.
Për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të ndjekin festivalin, janë ngritur disa pika informimi në ‘’Bubble Pub’’, si dhe përmes rrjeteve sociale.
“Kce, Kno, Lyp Pëlqim - zotimi dhe angazhimi kolektiv për hapsinat e sigurta!
Prishtina Queer Festival beson që krejt duhemi me u ni t’sigurtë përgjatë festivalit, andaj zotohemi për hapsina t’sigurta gjatë eventeve.
Këto janë rregullat që të gjithë/a duhen t’i respektojnë përgjatë krejt festivalit dhe kushdo që vepron kundër– kësaj politike do të përjashtohet dhe do t’raportohen tek Policia e Kosovës” – thuhet në njoftimin e tyre.