Festë për dy sebepe: Në Ditën Botërore të Teatrit u inauguruan edhe hapësirat e reja të TKK - NACIONALE

Festë për dy sebepe: Në Ditën Botërore të Teatrit u inauguruan edhe hapësirat e reja të TKK

1 vit më parë

nga NACIONALE

Më 1 korrik të vitit të kaluar, ishte mbyllur ndërtesa e Teatrit Kombëtar, siç ishte bërë e ditur për renovim. Sipas njoftimit të atëhershëm, arsyeja pse kishte ardhur deri te kjo ishte gjendja jo e mirë fizike e objektit tash e sa kohë.

Dje, ishte Dita Botërore e Teatrit, me ç’rast u inauguruan edhe hapësirat e reja të TKK në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Drejtori i përgjithshëm TKK-së, Kushtrim Sheremeti folloi fjalimin e tij me optimizëm, duke shpresuar se Dita ardhshme Botërorë e Teatrit ti gjejë më mirë komunitetin teatror në Kosovë.

“Po shpresoj që Dita ardhshme Botërorë e Teatrit të na gjejë edhe më mirë. Sot i kemi dy sebepe, pos që jemi mbledhur për ta shënuar këtë ditë, e kemi edhe inaugurimin e hapësirave të reja që do të jenë njëfarë pikëtakimi jo veç i punëtorëve të TKK-së, por i të gjithë komunitetit teatror në Kosovë. Po du me falenderu edhe MKRS-në për kontributin që e ka bërë për të na e siguruar këtë hapësirë”, ka thënë Sheremeti.

Më pas aktori Armend Smajli ka lexuar mesazhin e Ditës Botërore të Teatrit që sivjet është shkruar nga aktorja egjiptiane Samiha Ayoub.

“Ajo që ne bëjmë në botën e teatrit si dramaturgë, regjisorë, aktorë, skenografë, poetë, muzikantë, koreografë dhe teknikë, të gjithë pa përjashtim, është një akt i krijimit të jetës që nuk ekzistonte para se ne të ngjiteshim në skenë. Kjo jetë meriton një dorë të përkujdesjes, një gjoks që e përqafon, një zemër të mirë që e ndien dhe një mendje të qetë që jep arsyet e nevojshme për të vazhduar dhe për të mbijetuar.”

Administrata e improvizuar tashmë ka një hapësirë afër Amfiteatrit të Pallatit të Rinisë dhe Sportit.

Lajme të ngjashme