Fëmijët e lindur sot nuk do të vozisin kurrë veturë - NACIONALE

Fëmijët e lindur sot nuk do të vozisin kurrë veturë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Siç tashmë e dini – shumica prej jush, robotët dhe makinat inteligjente po hyjnë në jetën tonë në mënyra ‘të mahnitshme’ – ato që ishin fantashkencë jo më larg se një dekadë më parë.

Makinat që ‘vozisin vetë’ janë rrugës dhe Ford planifikon të ketë një version të prodhimit masiv që do të dalë nga linja në pesë vitet e ardhshme. Robotika ka qenë gjithmonë një ëndërr për amerikanët, nga robotët që do të pastronin shtëpitë tona e deri te kompjuterët inteligjentë që e bëjnë jetën tonë më të thjeshtë. Lindja e kësaj teknologjie të re është një ëndërr e realizueshme për shumë njerëz.

Por, cili është qëllimi i kësaj? Si do të ndryshojë jeta e përditshme?

Inxhinieri nga Georgia TechHenrik Christensen parashikon se ndryshimet do të jenë të mëdha, duke përfshirë fundin e disa prej hobive më të shpeshtë:

"Parashikimi im është se fëmijët e lindur sot nuk do të arrijnë kurrë të ngasin një makinë."

Arsyetimi i tij është i thjeshtë, makinat pa shofer do të jenë më të mira në atë që bëjnë sesa secili njeri. Me programim të aftë për të përmirësuar sigurinë dhe efikasitetin në nivele të pabesueshme, ai parashikon se: “Me makina autonome, pa shoferë, mund të vendosim dy herë më shumë automjete në rrugë sesa kemi sot, dhe do ta bëjmë këtë pa pasur nevojë për ta ndryshuar infrastrukturën.”

Mendoni për atë deklaratë për një moment. Fëmijët e lindur sot nuk do të mund të ngasin kurrë një makinë. Kjo deklaratë është e madhe.

Vërtet, makinat inteligjente do ta ndryshojnë jetën tonë.

Ai shkon aq larg sa sugjeron se pas disa dekadash “nuk do të kesh asnjë makinë.”

Dhe ai vazhdon të na tregojë se mënyrat tona të jetesës po ndryshojnë.

Kur u pyetën për efektin që do të ketë përdorimi i robotikës në ekonominë tonë, ai na jep këtë përgjigje shqetësuese:

“Ne shohim dy tendenca. Ne do të përdorim robotë dhe automatizim për të rikthyer punët e prodhimit nga jashtë, kryesisht nga Azia Juglindore. Në të njëjtën kohë, do të shohim që disa punë të zhvendosen nga automatizimi. Do të ketë transport plotësisht të automatizuar, dhe kjo do të eliminojë disa vende pune që tani mbahen nga punëtorët si shoferë kamionësh dhe taksistë.

Megjithatë, ai nuk është në gjendje të hamendësojë nëse kjo do të çojë në një rritje apo ulje neto të vendeve të punës. Duke thënë se të dhënat nuk ekzistojnë aktualisht për të bërë atë përcaktim. Se si kjo do të ndikojë në ekonominë në përgjithësi, ai nuk thotë, ai vëren se debati rreth të ardhurave bazë ekziston, por e sheh sistemin aktual politik në si të paaftë për ta përmbushur këtë qëllim.

Pra, e ardhmja është tani. Ekonomia, jeta dhe kultura jonë do të ndryshojnë së shpejti përballë robotikës, AI dhe automatizimit. Çfarë do të jetë në horizont pas dhjetë vjetësh? A do të ketë premtime kaq të mëdha sa këto para nesh tani?

Një gjë është e sigurt, ne më në fund do të jetojmë në botën e ëndërruar nga Ray Bradbury dhe fansat e fantashkencës së ditëve të shkuara.

Lajme të ngjashme