Ermal Rexha shënon Ditën Ndërkombëtare të Teatrit me një video performancë reflektuese
Aktori dhe gazetari Ermal Rexha ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Teatrit me një video performancë, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për rolin e teatrit në shoqëri.
Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se teatri nuk është thjesht argëtim, por një mjet i rëndësishëm për të kuptuar realitetin, për të sfiduar normat dhe për të nxitur ndryshime.
“Teatri u jep zë të heshturve, denoncon padrejtësitë dhe shpreh ndjenjat që fjalët e zakonshme nuk mund t’i bartin,” ka shkruar Rexha, duke vënë theksin te rëndësia e kësaj forme arti si pasqyrë e shoqërisë.
Ai ka paralajmëruar se një shoqëri që e injoron teatrin, në fakt, “shuan dritën e shpirtit të saj dhe zbeh fuqinë e mendimit.”