Epokës së Netflixit duket se po i vjen fundit: Humbje masive financiare, mbeten pa punë qindra punëtorë - NACIONALE

Epokës së Netflixit duket se po i vjen fundit: Humbje masive financiare, mbeten pa punë qindra punëtorë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gjiganti transmetues, Netflix ka raportuar rreth humbjeve masive në çerekun e parë të vitit.

Në prill, u zbulua se platforma ka pësuar rënie të madhe në abonues, gjë që i ka kushtuar kompanisë me 50 miliardë dollarë humbje.

Mirëpo, humbjet më të mëdha erdhën kur kompania ndaloi së operuari në Rusi - rreth 700 mijë abonues u humbën.

Gjeneralisht, shkaktari kryesor i këtyre humbjeve më së shumti po ndërlidhet me aspektin përmbajtësor - muajin e kaluar, u raportua se shumë seriale të animuara u anuluan si rezultat.

'Variety' raporton se një pjesë e madhe e stafit është liruar nga detyrat për shkak të "ngritjes së ngadaltë të të ardhurave".

"Siç kemi shpjeguar në raportin e të ardhurave, ngritja e ngadaltë nënkupton se ne gjithashtu duhet të ngadalësojmë koston e rritjes si kompani", thuhet në një komunikatë të Netflixit.

"Kështu që, fatkeqësisht, ne po i lirojmë 150 punëtorë sot, më së shumti me bazë në SHBA. Këto ndryshime janë të nxitura nga nevojat biznesore dhe jo nga performancat individuale, gjë që e bën të vështirë këtë vendim sepse asnjë nga ne nuk dëshiron t'u thotë lamtumirë kolegëve kaq të mirë. Po punojmë shumë t'i mbështesim gjatë këtij tranzicioni shumë të vështirë".

Përveç 150 punëtorëve me orar të plotë që humbën punën, 70 të tjerë me orar të përgjysmuar u desh të shkonin në shtëpi - krejt këta pjesë e studios së animacionit të Netflixit. Pozitat e pavarura në rrjetet sociale të kompanisë dhe grupit publikues gjithashtu e kanë pësuar nga 'sharra' masive.

"Disa agjensione të kontraktuara poashtu janë prekur nga kjo krizë e raportuar këtë mëngjes", tha një zëdhënës i Netflixit. "U jemi mirënjohës për kontributin".

Javën e kaluar u raportua se gjiganti transmetues mund të përgatisë një ofertë të re më të lirë deri në fund të vitit, ku do të përfshiheshin reklamat gjatë transmetimit.

Çmimi i kësaj oferte nuk është zbuluar dhe nuk dihet nëse do të jetë lirë sa duhet për të rikthyer në këmbët e veta platformën.

Së fundmi, njeriu më i pasur në botë, Elon Musk dha verdiktin e tij rreth shkaktarit të humbjeve kaq të mëdha të Netflixit.

Ai, sipas raporteve, iu referua serialeve si "He's Expecting", i cili flet për një burrë që mbetet shtatzënë, kur u shpreh:

"Virusi i mendjes vigjilente po e bën Netflixin të pa shikueshëm".

Lajme të ngjashme