Eksperienca vieneze e fundvitit në Prishtinë, vetëm pak bileta kanë mbetur në shitje - NACIONALE

Eksperienca vieneze e fundvitit në Prishtinë, vetëm pak bileta kanë mbetur në shitje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një salllë e madhe e përgaditur enkas për koncertin. Një program i veprave më të njohura të shekullit XX. Violinisti i famshëm Marco Serini, pianisti Antonello Maio dhe dirigjenti Simone Pittau. Këto janë disa nga faktet që tregojnë se koncerti i fundvitit të Filarhmonisë së Kosovës do të jetë magjik.

Këtë e kanë kuptuar audienca e cila deri më tani, siç na treguan nga Rave Travel, kanë rezervuar shumicën e ulësve për këtë koncert.

“Vetëm edhe pak, krejt pak bileta kanë mbetur në Rave-travel.com për koncertin e Filarhmonisë”, thanë nga Rave Travel. Kjo i bie që nëse jeni duke lexuar këtë tekst është koha që të shkoni tek Rave Travel për ta rezervuar biletën.

Koncerti i Vitit të Ri nga Filhramonia e Kosovës do të mbahet me 22 dhjetor në Sallën AMC Hall.

“Koncert i cili do të na sjellë një eksperiencë të veçantë nga tradita Vieneze e muzikës së të madhit Ennio Morricone, si dhe duke përfshirë edhe muzikë ikonike të filmave të shekullit të XX”, thuhet në lajmërimin e Filharmonisë.

“Po ashtu, Orkestrës Filharmonike do t’i bashkangjiten edhe virtuozët Marco Serino në violinë si dhe Antonello Maio në piano dhe orchestra do të dirigjohet nga Maestro Simone Pittau nga Italia”, thuhet tutje në lajmërim.

Biletat për koncertin qe do të mbahet me 22 Dhjetor mund t’i gjeni në ëebfaqen: www..rave-travel.com />

Lajme të ngjashme