Efektet e ushqimeve me shije të hidhur
Shumë persona i shmangin ushqimet me shije të hidhura. Ama, këto ushqime jo vetëm që stimulojnë tretjen, por edhe mund t’ju ndihmojnë të humbisni peshë. Të sjell “trishtim” vetëm duke menduar për shije të hidhura. Sidoqoftë, i’a vlen të hani rregullit ushqim me shije të hidhur për disa arsye.
Substancat e hidhura nxisin tretjen , madje edhe në gojë. Sepse aty stimulojnë gjëndrat e pështymës, gjë që ndihmon tretjen. Ato gjithashtu nxisin metabolizmin e yndyrës në mëlçi dhe aktivizojnë fshikëzën e tëmthit dhe pankreasin - të gjitha organet e rëndësishme kur bëhet fjalë për tretjen optimale të ushqimit.
"Efekti i larmishëm i substancave të hidhura është i madh," thotë Martin Ruegge nga shërbimi i këshillave ushqimore në Bern. “Nuk është bërë ende e mundur që të hulumtohen të gjitha”.
Besohet se ato gjithashtu zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, kanë një efekt anti-inflamator, forcojnë sistemin imunitar dhe madje kanë një efekt antibiotik. Dhe ato mund të zvogëlojnë dëshirat .
Më mirë i ngopur falë substancave të hidhura
Prandaj, substancat e hidhura mund të ndihmojnë në mbajtjen e peshës duke frenuar dëshirën për ëmbëlsirat. Një nga arsyet për këtë është se gjuha jonë ka shumë sytha shije për shijet e hidhura - më shumë se për shijet e ëmbla, meqë ra fjala. “Dhe sa më shumë shije të kënaqen me një vakt, aq më mirë ndihem i ngopur”.
Përveç kësaj, substancat e hidhura sinjalizojnë një rrezik të afërt për trupin: Kjo është për shkak të evolucionit, sepse shija e hidhur ishte një tregues i bimëve të prishura, të papjekura apo edhe helmuese. Sot ky rrezik është më i vogël, por shija e hidhur rreth tij mund të zvogëlojë ende dëshirën për të ngrënë.
Përveç kësaj, disa substanca të hidhura sigurojnë që trupi të çlirojë një hormon që e bën trurin të ndihet i ngopur. Pra, substancat e hidhura në fakt mund të kenë një efekt mbështetës nëse dëshironi të humbni peshë.
Kujdes nga mbidoza e tyre
Sa më shumë substanca të hidhura, aq më mirë, mund të mendohet. Por kjo nuk është e vërtetë: konsumimi i tepërt mund të ketë një efekt laksativ. Prandaj këshillohet kujdes me pikat e substancave të hidhura, të cilat shpesh reklamohen si ndihma për dobësim.
“Sidomos me substancat e hidhura që përthithen përmes preparateve, rreziku i një mbidoze është mjaft i lartë”, shpjegon Martin Ruegge.
Kjo është arsyeja pse ai preferon të rekomandojë një dietë të larmishme me ushqime që përmbajnë natyralisht shumë substanca të hidhura.
Artikull nga 20minCh.