Edhe Kosova del e përfshirë në rastin tronditës të Johnny Depp, avokati i aktorit e nisi karrierën në gjykatat tona - NACIONALE

Edhe Kosova del e përfshirë në rastin tronditës të Johnny Depp, avokati i aktorit e nisi karrierën në gjykatat tona

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dhe... Kosova futet përsëri në një hartë të botës. Kësaj here, emri i shtetit tonë të vogël është i përfshirë në një rast të famshëm që ka marrë vëmendje globale e për të cilin do të raportojmë më poshtë.

Avokati i aktorit, Johnny Depp, me emrin Ben Chew po del të ketë kryer provimin e jurisprudencës në Kosovë, ku edhe ka punuar për në fillet e karrierës së tij.

Chew ka qenë në qendër të vëmendjes në kohët e fundit, prej kur ka filluar gjyqi për prishje të imazhit mes Johnny Depp dhe ish-gruas së tij, Amber Heard.

Depp e ka paditur ish-gruan e tij për prishje të imazhit publik dhe profesional duke kërkuar 50 milionë dollarë dëmshpërblim, pasi ajo kishte aluduar se kishte qenë viktimë e dhunës familjare në një op/ed të shkruar për 'Washington Post'.

Avokati Chew dhe klienti Johnny Depp

Pavarësisht se nuk e kishte përmendur me emër, Depp pretendon se ajo ka aluduar në të dhe se artikulli në fjalë ka ndikuar negativisht në punën e tij, eventualisht duke humbur edhe role të rëndësishme për filmat që ai pritej të luante.

Chew ka qenë avokati mbrojtës i Depp, derisa po gëzon popullaritet të madh kohëve të fundit, falë edhe famës dhe vëmendjes që ka marrë rasti.

Mirëpo, Chew po del të jetë një person që e njeh mirë Kosovën, vend ku ai ka kryer edhe provimin e jurisprudencës.

Në biografinë e tij të publikuar nga 'brownrudnick', shkruhet se ai ka mbrojtur me sukses Postën e Kosovës ndaj akuzave të Eulex-it.

Kjo është deklaruar edhe nga një përdorues i rrjetit social Facebook që ka përmendur këto fakte.

Në ndërkohë, në Ferfaks të SHBA-ve ai ka një çështje në duar të një natyre krejtësisht tjetër. Mbi supet e tij varet fati i rastit mes Heard dhe Depp, i cili nga shumë ekspertë ligjorë amerikanë po konsiderohet si "humbje për të dyja palët".

Kujtojmë se Heard e ka kundërpaditur Depp për 100 milionë euro, për shkak se është quajtur "mashtruese" nga ekipi ligjor i aktorit.

Gjyqti është ende duke u zhvilluar, derisa seanca e radhës do të zhvillohet të martën. Ndërkohë që një proces gjyqësor që ka mbërthyer publikun më shumë se i lartpërmenduri është e vështirë të gjendet në vitet e fundit.

Krahas z. Chew, është edhe avokatja Camille Vasquez ka marrë vëmendje të madhe për paraqitjen e saj në seancat gjyqësore që u bënë tepër të mediatizuara por edhe të komentuara në emisione televizive dhe në rrjete sociale.

Në bazë të sondazheve, shumica e njerëzve mendojnë se ekipi i z. Depp ka bërë punë më të mirë në këtë proces.

Juristët filluan diskutimet e tyre të premten në gjyqin për shpifje civile midis aktorëve, pas gjashtë javësh drame në sallën e gjyqit që hoqi perden e martesës së trazuar të yjeve. Gjykatësja Penney Azcarate i dha jurisë udhëzimet e saj të premten në mëngjes, përpara fillimit të diskutimeve përfundimtare nga avokatët e Depp dhe Heard.

Kur juria të diskutojë, ajo do të duhet të përqendrohet jo vetëm nëse ka pasur abuzim, por edhe nëse op-edi i Heard mund të konsiderohet ligjërisht shpifës. Vetë artikulli fokusohet kryesisht në çështjet e politikave të dhunës në familje, por avokati i Depp vuri në dukje dy pasazhe në artikull, si dhe një titull në internet që ata thonë se prish imazhin e Depp, edhe pse artikulli nuk përmendi kurrë emrin e tij.

Lajme të ngjashme