Dugi flet në IQ për Sunny Hill: Dikur ishte pak vështirë t’i bindim artistët, tash po surprizohen me Kosovën
Me ndihmën e vajzës së tij Dua Lipa dhe familjes së tyre, drejtori i Festivalit “Sunny Hill” po e çon ngjarjen me bazë në Kosovë në lartësi të reja. Lipa në një intervistë për revistën IQka folur për rritjen e shpejtë të festivalit.
I themeluar në vitin 2018, Sunny Hill ka pasur një listë të gjatë të artistëve të njohur, të cilëve u ka prirë sensacioni i popit, Dua Lipa.
“Është një çështje familjare dhe nuk mund të isha më krenar” – ka thënë Dugi, i cili drejton dhe menaxhon agjencinë e tij të komunikimit në Prishtinë.
“Unë kontraktoj artistët dhe përdor rrjetin tonë privat, derisa Dua promovon festivalin – ajo është këtu çdo vit për katër ditë. Këtë vit, edhe djali im Gjini ka qenë vërtetë i kujdesshëm në rezervimin e akteve të hapjes dhe me artistët amerikanë. Vajza ime Rina ka punuar në festival prej kur ishte 17 vjeçare – ajo bën një punë të mrekullueshme me mikpritjen e artistëve. Gruaja ime, Anesa, është përgjegjëse për pamjen dhe ndjesinë e festivalit dhe fshatit artistik”.
Në pesë vitet e fundit, Sunny Hill ka sjellur artistë duke përfshirë Miley Cyrus, J Balvin dhe Calvin Harris në Prishtinë, duke e vendosur Kosovën në hartën e muzikës live.
Edicioni i katërt u zhvillua javën e kaluar, nga 25 deri më 28 korrik, me një formacion jashtëzakonisht të suksesshëm që përfshin Bebe Rexha, Stormzy, Burna Boy, The Blaze, DJ Snake, Black Coffee, The Martinez Brothers dhe Groove Armada.
“Me këtë, mendoj se jemi duke garuar me disa prej festivaleve të mëdha në Evropë. Jemi shumë krenarë për këtë.” – i ka thënë Dugi, IQ, transmeton Nacionale.
Edicioni i këtij viti, i cili u zhvillua në një hapësirë të re, tërhoqi 35 mijë njerëz çdo ditë dhe ka vendosur një rekord të ri të pjesëmarrjes në Kosovë.
“Nuk mund ta shpreh mjaftueshëm kënaqësinë që të shoh këtë festival duke u bërë ajo që është bërë gjatë pesë viteve të fundit. E shoh teksa rritet dhe derisa bëhet diçka më shumë se sa ajo që kemi ëndërruar.” – ka shkruar Dua në rrjetin social “X”.
Rekordi shënon një hap të madh në pjesëmarrje nga edicioni i kaluar i Sunny Hill, i cili u mbajt në Parkun e Gërmisë në vitin 2022, me 15 mijë pjesëmarrës çdo ditë. Atë vit, një festival shtesë me përformues të tjerë u mbajt në Tiranë, për të festuar titullin e këtij qyteti si Kryeqyteti i Rinisë Evropiane 2022.
Me një zgjerim të vonuar prej kohësh, Sunny Hill Festival nga viti 2023 u zhvillua në një vend të ri, kogja të madh, në fshatin Bërnicë të Poshtme, 15 minuta me makinë larg nga kryeqyteti.
Sipërfaqja prej 17 hektarësh, e marrë me qira për 99 vjet nga komuna e Prishtinës, ka punuar “jashtëzakonisht mirë” për rikthimin e festivalit në vitin 2024, sipas Dugit.
“Jemi shumë krenarë që e kemi shndërruar një hapësire ndërtimi në një park.” – ka thënë ai për IQ. “Hapësira ishte plot me rrënoja, të hedhura pasi u ndërua autostrada aty pranë dhe na u desh një vit për të punuar e për ta rrafshuar. Kemi mbjellur edhe rreth 700 pemë”.
Zhvillimi i hapësirës do të vazhdojë deri për Sunny Hill 2025, me më shumë gjelbërim që do t’i shtohet dhe me infrastrukturën e epërmirësuar, por Dugi thotë se festivali e ka gjetur shtëpinë e tij afatgjatë, me shumë hapësirë për rritje.
“Kapaciteti i hapësirës tonë të re është shumë i madh, kështu që jemi të përgatitur për vitet që po vijnë. Shpresojmë që vitin tjetër, të kemi 40 mijë persona dhe ta rrisim këtë për pesë deri në 10 vitet e ardhshme, derisa ta arrijmë kapacitetin e plotë prej 90 mijë në hapësirën tonë”.
Një prej qëllimeve të familjes për ta rritur festivalin Sunny Hill, është që të ndihmojë në zhvillimin e përceptimit për Kosovën si një vend i shkatërruar nga lufta brutale në fundin e viteve 1990.
“Sunny Hill do të ndihmojë në ndryshimin e retorikës për Kosovën si një vend i shkatërruar nga lufta dhe do ta tregojë atë në një dritë më ndryshe.” – ka thënë Dugi.
“Në edicionet e para dhe të dyta të festivalit, ka qenë pak më e vështirë për t’i bindur artistët e kalibrit ndërkombëtar që të vijnë këtu…nuk e kanë ditur çfarë të presin. Por, vizitorët ndërkombëtarë janë shumë të surprizuar – Kosova është me gjasë vendi më progresiv në Ballkan dhe rinia është shume e zgjuar. Plus, artistët na kanë lavdëruar për prodhimin dhe mikrpitjen, si dhe për energjinë e audiencës sonë, dhe industria e muzikës është e vogël, kështu që fjala ka dalë”.
Fjala ka dalë edhe jashtë industrisë së muzikës po ashtu, derisa festivali tërheq 45 për qind vizitorë të huaj. Kjo, pjesërisht mund të jetë për shkak të çmimit të biletës 200 euro, që është i shtrenjtë në Kosovë, por goxha garues në Evropë.
“Është një çmim i mrekullueshëm. Jemi festivali më i lirë në Evropë për të parë akte të mëdha”.
Sunny Hill do të rikthehet sërish në Prishtinë, Kosovë, gjatë vitit të ardhshëm.