Dua Lipa, Martin Garrix - Kush kishte përformuar në Sunny Hill deri më tani në Prishtinë?
Sot u njoftua se festivali prestigjioz Sunny Hill nuk do të mbahet në Prishtinë dhe kjo, në bazë të shumë kritivave në mediat sociale nuk u prit mirë nga askush.
Tashmë ky festival do të mbahet në Tiranë. Por kush kishte përformuar në edicionet e kaluara të Sunny Hill në Prishtinë?
DUA LIPA ishte krye-emri i edicionit të parë si një yll botëror që kishte kënduar në Sunny Hill që ishte mbajtur në Prishtinë.
Lipa ishte kryesuesja dhe babai i saj Dukagjin Lipa gjithashtu performoi me grupin e tij, ODA dhe i përkiste një formacioni tjetër përkrah shumë artistëve nga Kosova dhe Shqipëria.
Aty ishte edhe Action Bronson dhe Martin Garrix. Action Bronson, i cili është një mbështetës i legalizimit të kanabisit, u arrestua nga policia kosovare pas performancës së tij në festival për tymosje të një xhakete në skenë dhe për ndarjen e saj me publikun.

Në sezonin e parë aty ishte edhe grupi i famshëm ndërkombëtar Bondax si dhe grupi Gipsy Groove, po ashtu edhe këngëtarët shqiptarë me famë botërore GASHI dhe Stanaj, si dhe shumë këngëtarë të tjerë shqipëtarë si, Ledi Vula, Lumi B, Buta, Gjiko, Mc Kresha, Lyrical Son, KIDDA, Dafina Zeqiri, Dren Abazi, Tayna, Offchestra, Asgjë sikur dielli, Jericho, Genc Salihu, Elvana Gjata e disa këngëtarë të tjerë vendorë.
Kurse në edicionin e dytë ishte këngëtarja me famë botërore Miley Cyrus dhe shumë grupe të huaja nga shumë vende të botës.

Sunny Hill Festival është një festival i përvitshëm ndërkombëtar i muzikës në Prishtinë, Kosovë , i organizuar nga Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa. E planifikuar të zhvillohet çdo vit, edicioni i vitit 2020 u anulua për shkak të pandemisë së sëmundjes koronavirus 2019 (COVID-19).

Dukagjin Lipa – babai i pop-yllit më të madh kosovar, Dua Lipës dhe organizatori i festivalit më të madh ndonjëherë në Prishtinë Sunny Hill – e ka ndarë këtë lajm shumë të keq përmes llogarisë së tij në Facebook: Festivali Sunny Hill nuk do të mbahet sivjet në Prishtinë, ka shkruar ai.
Për këtë vendim kishte shumë reagime në Kosovë, ku shumë qytetarë reaguan me mllef për një largim të tillë nga Prishtina.
Por ndryshe ishte disponimi në Shqipëri. Atje ishte kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili u shfaq mjaft i lumtur pasiqë Sunny Hill tashmë do të mbahet në Tiranë.
Të njëjtin reagim e kishte edhe kryetari i kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës, Erion Veliaj i cili shfaqi edhe ai gëzimin e tij në Facebook.
Edicioni i parë i festivalit u zhvillua më 10 deri më 12 gusht 2018 në Parkun Kombëtar Gërmia. Sipas organizatorëve, më shumë se 18,000 njerëz morën pjesë në festival. Megjithatë, New York Times raportoi se kapaciteti i vendit prej 15,000 vendesh nuk ishte mbushur. Kostoja e biletave ishte 55 dollarë, gjë që u kritikua nga shumë për shkak të shkallës së lartë të papunësisë, veçanërisht tek të rinjtë. Festivali u organizua për të mbledhur para për Fondacionin Sunny Hill.
Në korrik 2021, Dua Lipa njoftoi se edicioni i tretë i Sunny Hill Festival është planifikuar të mbahet në vitin 2022 në Prishtinë më 4-7 gusht. /Nacionale/