Distanca më e gjatë e ecshme në botë, të cilën ende askush nuk e ka kompletuar
Ekziston një rrugëtim në botë të cilit ende nuk ia ka mësyrë askush ose të paktën nuk e ka kompletuar.
Kur bëhet fjalë për aventura të braktisura të planetit tokë, lista është shumë e shkurtër, pasi njerëzimi ka eksploruar shumicën e planetit.
Mirëpo, një sfidë mbetet e pa provuar, që pret dikë me qëndrueshmëri, vendosmëri dhe me një vit kohë të lirë për ta bërë.
Kjo është distanca më e gjatë e ecshme në botë, të cilën ende askush nuk e ka kompletuar - një rrugë që fillon nga Kejp Taun e Afrikës së Jugut deri në Magadan, në lindje të Rusisë.
Kjo është një rrugë që nuk e ka ecur askush në tokë, dhe po del të jetë një prej distancave më të gjata të ecshme në botë, e rivalizuar vetëm nga rruga që prindërit tuaj pretendojnë se e morën për të shkuar në shkollë çdo ditë.'
Nëse planifikon të marrësh një udhëtim të tillë, do të duhesh të paketosh disa kombinime të ndryshme të rrobave, pasi do të kalosh nga shkretëtira përvëluese në klimën ngrirëse siberiane.
Rrugëtimi i jashtëzakonshëm ka një distancë prej 22,387 kilometrave, e cila, po ta ecje pa ndalur e pa fjetur asnjëherë, me tempo të njëjtë lëvizjeje, do të të duheshin plot 187 ditë për ta kompletuar.
Edhe më të vështirët prej nesh kanë nevojë për një mbyllje sysh aty-këtu, kështu që kompletimi i kësaj distanceje sigurisht se do të kërkonte një vit apo më shumë të kohës suaj, pasi do të kërkohej të ecnit nëpër disa kontinente.
Si bonus i lehtë, do të mund të pushonit paksa këmbët e rraskapitura në një rast, pasi do të duhej të udhëtonit me anije për të kaluar Kanalin e Suezit.
Gjithashtu mund të shndërrohet në rrugë të rrezikshme, marrë parasysh se është e shtruar në disa zona konfliktuoze përgjatë botës.
Rruga juaj do të përfshinte ecjen nga Lindja e Mesme deri afër kufirit të Rusisë me Ukrainën, të cilën trupat e Vladimir Putinit aktualisht po mundohen ta pushtojnë.
Po ashtu nuk do të merrni ndonjë shpërblim për kompletimin e distancës, përveç një eksperienceje - me shumë gjasë - të paharruar.
Njerëzit e vetëm që do të ishin më legjitimë se ju të mburreshin janë ata që kanë ecur Autostradën Pan-Amerikane, mes Prudhoe Bay të Alaskës, te Ushuaia e Argjentinës.
Kjo është një listë shumë e ngushtë e njrëzve, por imagjinoni sa të zhgënjyer do të ishit të bëni krejt këtë rrugë, vetëm për ta kuptuar se dikush tjetër ka ecur edhe më gjatë se ju.

