Çka është në të vërtetë? 9 pyetje për Ramazanin që iu vinte marre t'i bënit
Ramazani është muaji i shenjtë për Muslimanët. Këtu janë disa pyetje që ndoshta keni pasur turp për t'i parashtruar.
1) Për çka është në të vërtetë Ramazani?
Ramazani është muaji më i shenjtë për Muslimanët. Gjatë gjithë këtij muaji, Muslimanët agjërojnë çdo ditë deri në perëndim të diellit. Është e paraparë të jetë një kohë e diciplinës shpirtërore, lutjeve shtesë, rritjes së bamirësisë e bujarisë dhe studimit intensiv të Kuranit.
Është si versioni Musliman i Krishtlindjeve që janë për Katolikët. Festë fetare ku të gjithë mblidhen me miq e familjarë për të ngrënë, dhënë dhurata dhe japin e marin dashuri.
2) Si funksionin agjërimi?
Të gjithë muslimanët duhet të agjërojnë çdo vit, gjatë këtij muaji. Kjo vlenë përveç atyre me ndonjë sëmundje, grave shtatëzëna, gjatë ciklit menstrual, udhëtimeve, fëmijëve të vegjël, apo personave në moshë të shtyrë.
Gjatë Ramazanit, muslimanët nuk hanë, nuk pinë, nuk tymosin duhan, nuk përfshihen në aktivitete seksuale, nga lindja-në perëndim të diellit. Nuk lejohet as marrja e medikamenteve apo përtypja e çamçakëzit.
3) Si është një ditë tipike gjatë Ramazanit?
Gjatë Ramazanit muslimanët zgjohen para lindjes së diellit për të ngrënë shujtën e parë ditore, e më pastaj nuk lejohet deri në perëndim. Kjo nënkupton të hahen ushqime me shumë proteina, të pihet sa më shumë ujë që të të mbajë të ngopur deri në perëndim.
Muslimanët nuk duhet t’i ndalin aktivitetet e tyre ditore si: shkollën, punën apo përgjegjësi të tjera, për shkak të agjërimit.
Kur thirrja për lutje ndëgjohet, dhe vjen koha e Iftarit, atëherë Muslimanëve i’u lejohet të hanë e të pijnë. Kjo rutinë e njejtë përsëritet çdo ditë, për një muaj rrjesht.
4) A humbet njeriu peshë gjatë Ramazanit?
Shumë persona thonë se kjo është një mënyrë shumë e mirë për të humbur peshë, por në fakt Ramazani njihet për shtim peshe. Kjo sepse ngrënja e ushqimit të tepërt shumë herët në mëngjes, dhe vonë në mbrëmje, me aktivitet të ulët gjatë ditës, mund të bëj kërrdi në metabolizmin e njeriut.
5) Përse datat e Ramazanit ndryshojnë çdo vit?
Për arsye fetare, Muslimanët përdorin kalendarin Lunar, që bazohet në fazat e hënës, ku 12 muaj zgjasin 354 ditë. Kjo është 11 ditë më pak se 365 ditëshi i kalendarit Gregorian. Kështuqë kalendari i muslimanëve lëviz prapa për 11 ditë çdo vjet, në dallim prej atij Gregorian.
Kur Ramazani i bie të jetë në dimër, është shumë më lehtë të agjërosh; ditët janë më të shkurta, është më ftohtë jashtë kështuqë nuk është aq e vështirë të qëndrosh pa ujë.
6) Përse ekziston çdo vit një konfuzion se në çfarë ditë fillon Ramazani?
Kjo ka të bëjë me hënën. Cdo fillim muaji në kalendarin Islam fillon në hënën e re, ashtu si edhe Ramazani. Muslimanët prisnin të fillonin agjërimin derisa të bëhej e dukshme copa e vogël e gjysmëhënës.
Në vende të ndryshme hëna shihej ndryshe, shkak i kësaj Muslimanët në regjione të ndryshme, fillonin agjërimin jo në ditë të njejtë, dikush më herët e dikush më vonë.
7) A ka dallime mes Muslimanëve Sunni dhe Shia?
Të dy palët agjërojnë në Ramazan, vetëm se Sunnit e fillojnë iftarin kur dielli nuk shihet më në horizont, e Shia-t presin deri sa të mos shihet as ngjyra e kuqe e qiellit, derisa të bëhet qielli komplet i errët.
8) Cka duhet të bëni që të mos i ofendoni shokët e juaj Musliman?
Në disa shtete muslimane, konsiderohet krim të hash apo pish në publik gjatë ditës kur të tjerët agjërojnë, sigurisht jo në të gjitha shtetet.
-Një gjë që mund ta bëni që t’i respektoni të afërmit tuaj gjatë kësaj periudhe, është të hash ushqimin në një dhomë tjetër.
-Nëse dëshironi të bëni një ftesë shoqërore për darkë gjatë këtij muaji, bëjeni pas perëndimit të diellit që të mund të hanë edhe shokët tuaj Musliman.
-Së fundi nëse ka alkohol ose mish derri në ushqim, tregojuni atyre që të mos e hanë pa dashje.
Artikulli është përkthyer me shkurtime nga Nacionale prej Vox.