Del një zbulim kontrovers: Paraardhësve tanë iu deshën 12 mijë vjet që ta kolonizonin Evropën
Sipas një studimi të ri kontrovers, Homo sapiensët larguan Neandertalët nga Evropa mes 54 deri në 42 mijë vjet më parë. Dhe kjo ka shumë rëndësi.
U deshën tri valë të ndara të njerëzve modernë për ta kolonizuar Evropën mes 54 dhe 42 mijë vjet më parë.
Ky është konkluzioni kryesor i shkencëtarëve që kishin studiuar shpellat në luginën e Rhones ku kishin zbuluar prova që Homo Sapiensët duhej ta provnonin tri herë që të shkonin drejt erëndimit dhe veriut nga Azia perëndimore para se ta vendosnin veten në kontinent.
“Dy valët e para dështuan por e treta pati sukses rreth 42 mijë vjet më parë,” – tha Ludovic Slimak nga Universiteti i Toulouses, që po udhëhiqte gërmimet arkeologjike në Francë, raporton The Guardian.
“Pas kësaj, njerëzit modernë e morën Evropën. Neandertalët, që kishin evoluar në kontinent, u shuan.”
Hulumtimi i këtij grupi, i publikuar në revistën Plos One, është kontrovers për shkak se nënkupton që specieve tona iu deshën 12 mijë vjet për t’u vendosur në Evropë. Larg të qenit një vendosje e menjëhershme, rapide, tranzicioni i njerëzve modernë në kontinent ishte çështje e gjatë që përfshiu udhëtime për në Mesdhe para se paraardhësit tanë të shkonin drejt veriut në luginën e Rhones.
Ky hulumtim është kontrovers edhe sepse konteston origjinën e një prej mjeteve parahistorike të gurit që i ishte atribuuar neandertalëve. Hulumtuesit e mëhershëm kishin argumentuar bazuar në këto mjete, të quajtura Chatelperronian, se Neandertalët kishin aftësinë për të krijuar vegla të avancuara pune dhe kishin mundësinë për sjellje komplekse.
Por, Slimaku i lartpërmendur e mohonte këtë pikëpamje.
Atëherë, pse u desh kaq shumë kohë që të largoheshin nga Evropa Neandertalët që ishin shumë më primitivë?
Sipas Slimakut kjo mund të kishte ndodhur pasi humanët modernë ishin të paktë në numër në dy valët e para.
Megjithatë, ai ka mohuar edhe idenë se marrëdhëniet mes Neandertalëve dhe humanëve modernë ishin të këqija. Në fakt, sipas tij çdo indikacion tregon që dy grupet kishin marrëdhënie të mira.