Danny DeVito thotë se gjyshja e tij ishte arbëreshe: “Fliste një gjuhë që quhej gegë”
Aktori i njohur amerikan, Danny DeVito, ka treguar se njëra nga gjyshet e tij ka prejardhje arbëreshe, madje duke thënë se ajo fliste gegërisht.
“Njëri nga gjyshërit e mi është nga Kalabria, që është në “çizmen” [pjesën jugore] e Italisë, dhe aty afër është Shqipëria”- tha ai në një intervistë për një radio.
“Vërtet e dija, kur isha fëmijë, ajo kishte 80 e diçka vjet dhe po vdiste, e shtrirë në shtrat, e kishte thyer ijën – rrëfim tragjik, më vjen keq që e paraqita -, por ideja është që ajo fliste një gjuhë të quajtur gegë dhe disa njerëz mund të dinë se çfarë është ajo”- tha aktori.
“Është një lloj i gjuhës shqipe, një gjuhë hibride”- shtoi ai.
Ha. Good old @DannyDeVito, explaining his Albanian origin. He even remembers how his grandma, bless her, spoke Gheg/Gegë, the Albanian dialect of north Albania / Kosovo, also found in medieval Albanian communities in Calabria and Sicily. pic.twitter.com/KQ1VZXIu1B
— Petrit Selimi (@Petrit) December 19, 2022
DeVito njihet më shumë përmes serialit televiziv “Është gjithmonë mot me diell në Filadelfia” (It’s Always Sunny in Philadelphia), por famën në publikun amerikan e fitoi me serialin televiziv “Taxi” (1978-1983).
Ai ka luajtur në filma si “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” (1975), “Terms of Endearment” (1983), “Twins” (1988), “The War of the Roses (1989)”, etj.