Christopher Mintz-Plasse ishte ende i virgjër kur xhiroi seks-skenën në "Superbad"
Komedia "Superbad" mbushi 15-vjet këtë vit, e që e gjejmë të vështirë ta besojmë.
Filmi me regji të Greg Mottola pati emra si Jonah Hill, Michael Cera, Seth Rogen, Bill Hader dhe Cristopher Mintz-Plasse.
Në rast se nuk keni pasur rastin të shihni asnjëherë komedinë ikonike, "Superbad" tregon storien e dy seniorëve të shkollës së mesme, Seth dhe Evan, të cilët kanë shpresa të përfundojnë shkollën me një aheng të suksesshëm diplomimi.
Dyshja planifikon të konsumojë alkool dhe të humb virgjërinë, por gjërat nuk shkojnë saktësisht sipas planit.
Por, nëse nuk e keni parë, ju definitivisht e dini kush është McLovin.
Christopher Mintz-Plasse, fillimisht u shfaq si Fogell (aka McLovin) në "Superbad", dhe vazhdoi për t'u bërë një prej roleve më të famshme.
Në film, Mintz-Plasse pati një seks-skenë, në të cilën nëna e tij u desh të ishte prezente prapa kamerave sepsei ai ishte 17-vjeçar atëbotë.
Më 2021, aktori u intervistua nga Rich Eisen në spektaklin "The Rich Eisen", ku ai u pyet për të qartësuar gjërat rreth disa thashëethëmeve për karrierën e tij.
Eisen solli në vëmendje seks-skenën e "Superbad" dhe faktin se ai ishte nën moshën madhore për të marrë vendime vetë, duke pyetur: "Për shkak se ti i kishe vetëm 17-vjet atë kohë - ishe aktori më i ri i kastës - nëna jote u desh të ishte në set për të gjitha skenat, përfshirë seks-skenën në film. A është kjo e vërtetë?"
Duke folur përmes telefonit, Mintz-Plasse, tash 33-vjeç, u përgjigj: "Ajo nuk duhej të ishte aty për gjithçka, por 100% u desh të ishte aty për seks-skenën, absolutisht".
Aktori pastaj u pyet nëse mendonte se ishte "e çuditshme", me të cilën ylli i "Kick Ass" u pajtua, duke e quajtur "jo të rehatshme", para se të zbulonte se ishte po ashtu i virgjër atë kohë.
Ai tha: "Definitivisht ishte jo e rehatshme kur jeni - atë kohë, isha në fakt i virgjër, kështu që nuk e kisha idenë çka po bëja.
"Isha shumë nervoz, shumë i frikësuar, dhe pastaj shikoj 'Video Village' [nofka e skenës rreth monitorit gjatë skenave] dhe nëna ime po ha palagaçe duke folur me producentët".
Më vonë gjatë intervistës, ai tha se nëna e tij "po e kalonte kohën e jetës së saj", pasi përshkroi momentin si një eksperiencë "shumë, shumë sureale".
Fansat e "Superbad" do të zhgënjehen të kuptojnë se pjesa vazhduese nuk do të ndodh kurrë më, pasi Seth Rogen ka thënë se kurrë më nuk do të merret me të.
Duke folur për "LadBible" më 2020, ai tha: "Mendoj, nga krejt filmat që kemi bërë, 'Superbad' është një që 100% kurrë, me shumë gjasë, nuk do ta prek.
"Sinqerisht, nuk mendoj se ka nevojë për përmirësim apo të ndërtohet mbi të. Jam pabesisht krenar për të - njëmend arrin standardet, njerëzit e shikojnë, fëmijët e shkollave të mesme vijnë e më thonë se e kanë parë për herë të parë dhe e kanë shijuar".
