"Challengers" - NACIONALE

"Challengers"

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Jon Krasniqi

Le të flasim për filmin e fundit të Luca Guadagnino, Challengers! Nëse jeni të njohur me filmografinë e larmishme dhe dinamike të Guadagnino (‘Call Me by Your Name’ dhe ‘Bones and All’), patjetër që do të jeni të emocionuar për këtë. Me një kast të mbushur dhe stilin e tij të veçantë kinematografik, ju pret një përvojë e veçantë.

Storia e ‘Challengers’ përqendrohet në një trekëndësh dashurie që përfshin një ‘superstar’ (Zendaya) të tenisit që do të ketë një lëndim që do i përmbyll karrierën dhe do ta kthej në trajnere, ish-të dashurin e saj teniser me nje karrierë pothuajse të dështuar (Josh O'Connor) dhe bashkëshortin e saj kampion tenisi (Mike Faist). Duke përfshirë trembëdhjetë vjet, filmi eksploron marrëdhëniet e tyre komplekse, duke kulmuar në një ndeshje intensive mes dy të fundit në ATP Challenger Tour.

Filmi ka një narrativë të bazuar te personazhet në thelbin e saj. Filmi përdor kërcimet në kohë para dhe prapa për të shpjeguar historinë e trios, duke lidhur mbi një dekadë të jetëve të tyre të ndërthurura. Pavarësisht nga numri i madh i kërcimeve në kohë, personazhet mbeten konsistent, duke treguar aftësinë e Guadagnino-s në zhvillimin e personazheve në film.

Megjithatë, këto ‘time-jumps’ ndonjëherë mund të ndjehen pak dërrmuese dhe filmi mund të kishte qenë më argëtues me më pak sekuenca ‘slowmotion’. Nga një këndvështrim teknik, filmi shkëlqen. Muzika e filmit të mban në ankth, veçanërisht gjatë kulminacionit të filmit. Skenat e ndeshjeve të tenisit, shumica të frymëzuara nga anime, janë një vlerë unike dhe argëtuese që duket më e veçantë në ekranin e madh.

Tani le të flasim për performancat e aktorëve. Zendaya si Tashi Duncan nuk është asgjë më pak se fenomenale. Ajo mishëron me lehtësi karakterin e një ‘femme-fatale’ dhe meriton të gjitha lëvdatat për rolin e saj. Kasti mbështetës, duke përfshirë Faist dhe O'Connor, japin shfaqje solide që i shtojnë thellësi stories së filmit. ‘Challengers’ mund të ndihet paksa i gjatë dhe tregimi para-prapa mund të jetë pak i ndërlikuar, por në mënyrë efektive ai përcjell mesazhin e tij: një jetë e drejtuar vetëm nga konkurrenca është përfundimisht boshe dhe përmbushja e vërtetë kërkon ‘ballafaqim’. Me skenarin e tij interesant, performancat fantastike dhe stilin unik, ky film ofron shumë më tepër sesa thjesht një dramë tenisi.

Konkluzioni: Challengers është një film që duhet parë, duke përzier një studim të thellë të personazheve me një dramë emocionuese sportive. Është një udhëtim ngazëllyes që nxit mendim tek spektatori. Për të gjith fansat e sportit dhe të Zendaya-ës, është një eksperiencë që nuk duhet humbur!

Vlerësimi:

3 yje e gjysmë nga 5

⭐️⭐️⭐️½

Lajme të ngjashme