Çfarë thoshte Salvador Dali për mustaqet e tij dhe të Marcel Proustit
Të gjithë ata që e njohin piktorin Salvador Dali e dinë se ai ishte mjaft karakteristik. Jo vetëm për nga arti i tij, po edhe në stilin e dukjes dhe sjelljes. Mediumi i njohur BBC, i është rikthyer arkivës së vet për ta risjellë në vëmendjen e publikut një intervistë karakteristike të vitit 1955 të Salvador Dalisë për këtë medium. Në këtë intervistë, Salvador Dali flet edhe për mustaqet e tij dhe ato të shkrimtarit të madh Marcel Proust, duke i quajtur këto të fundit, “depresive dhe melankolike“.
Gazeta Nacionale jua sjell në shqip këtë shpjegim:
Intervistuesi: Z. Dali,, ne do të flasim në gjuhën angleze, e cila e di që nuk është gjuha juaj, por jam i sigurt që do t'ia dilni në mënyrë të mrekullueshme.
- Dali: Po, anglishtja ime mbetet shumë, shumë problematike. Por kjo nuk është aq e rëndësishme, sepse nëse dikush kap vetëm një pjesë të vogël të ideve të mia, do të ishte absolutisht e mjaftueshme, sepse idetë daliniane posedojnë një fuqi të jashtëzakonshme të rritjes.
Intervistuesi: E shoh mjaft qartë. Dhe po ashtu, do t’ju lusja që të flisni dhe të flisni pandërprerë edhe nëse nuk flisni në anglisht, sepse unë gjithnjë akuzohem që flas dhe dua të flas sa më pak që është e mundur. Përndryshe do të copëtohem gjymtyrë për gjymtyrë. Pyetja e parë që dua t’jua bëj është, duhet vërtet të jetë për artin modern por s’kam ç’të bëj, ka një “shpoti mjaft të shijshme” te ju që më bën të pyes se si ia keni dalë t’i krijoni këto mustaqe të mrekullueshme?
- Dali: Në fillim të këtyre mustaqeve unë përdor një produkt shumë natyral. Dyll. E dini? Në fund të darkës, nuk i pastroj duart dhe e vendos pak në mustaqet e mia dhe qëndron për gjithë pasditen në mënyrë shumë efikase.
Intervistuesi: Dhe kështu filloi?
- Dali: Po, por tani e përdor një produkt real, shumë të mirë, në Place Vendome. Është dyll hungarez. Është dyll shumë i njohur. Marcel Proust e përdor të njëjtin.
Intervistuesi: Por ato të tij janë pak me maje, apo jo? Nuk kanë një kthesë fantastike si këto tuajat.
- Dali: Ai e ka përdorur dyllin e tij në një tjetër njeri, në një tjetër disponim. Në një mënyrë të dëshpëruar. Ishte pak depressive dhe melankolike. Mustaqet e mia përkundrazi janë shumë gay, shumë me maje, shumë agresive.
Intervistuesi: A keni ndonjë problem me to natën? A duhet t’i kapni me kapëse apo diçka të ngjashme? Apo qëndrojnë kështu edhe natën?
- Dali: I pastroj çdo natë. Bëhen shumë të buta.
Intervistuesi: Pra, natën bien poshtë?
- Dali: Plotësisht, plotësisht.
Intervistuesi: Dhe pastaj në mëngjes ngrihen prapë.
- Dali: 3 minuta. Vetëm për tre minuta i rregulloj mustaqet e mia.
Intervistuesi: Pastaj ndiheni sikur mund të shfaqeni para botës me ato mustaqe të mrekullueshme që qëndrojnë lart?
- Dali: Po, sepse çdo ditë është duke u bërë shumë më praktike për inspirimin tim.
Intervistuesi: Epo, jam shumë i fascinuar që e di këtë.