'Breaking Bad' po rikrijohet në një serial të ri në Kore - NACIONALE

'Breaking Bad' po rikrijohet në një serial të ri në Kore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

"Breaking Bad" mund të ketë përfunduar vite më parë, por seriali tash po shndërrohet në një dramë koreane.

"Comicbook.com" raportoi se hit seriali i "AMC"-së, ku luajtën Bryan Cranston dhe Aaron Paul, tash po zhvillohet në një serial korean.

Ribërja raportohet se do të përmbajë katër sezone dhe do të jetë me regji të Lee Chang Yeol.

Askush nuk është konfirmuar si aktor, derisa shumë pak dihet për projektin aktualisht.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që ky vend adapton një serial të popullarizuar që flet për Walter White dhe Jesse Pinkman, pasi një telenovelë kolumbiane ishte publikuar më 2014.

Ribërja në gjuhën spanjolle, "Metastasis", u shfaq nga 8 qershori deri më 18 shtator 2014, duke shfaqur 62 episode.

Seriali u lavdërua se arriti të bënte po aq episode sa seriali origjinal, me shpejtësi më të madhe dhe buxhet më të ulët.

Së fundmi, fansat e "Breaking Bad" ishin të ngazëllyer ta shihnin Cranston dhe Paul të ribashkohen për një reklamë të "Super Boël LVII" për "PoCorners".

Të shihnim këta të dy duke ndarë ekranin së bashku përsëri ishte njëmend interesante, edhe nëse kishte të bënte vetëm me çipsa.

Mendoj, kimia e tyre - haha, e shihni lojën e fjalëve që përdora aty - është nivel tjetër.

Një person në Tëitter shkroi: "Por... kjo... të qenurit një fans i madh i 'Breaking Bad', të jep ndjesinë se është reklama më e mirë e 'Super Boël' që kam parë/kujtoj."

Një tjetër tha: "Ta shihja këtë më riktheu kiminë në tru."

I treti komentoi: "Po, më pëlqeu reklama e 'T-Mobile' me John Travoltan, por kjo ishte madhështore."

Derisa një tjetër potencoi: "Kjo është një prej reklamave të mia të preferuara. Është fantastike të shoh këtë dyshe dinamike përsëri."

Pavarësisht entuziazmit të fansat, gjatë një intervisteje për "Extra", Cranston beson se ajo është hera e fundit kur ai do ta luajë White.

Ai zyrtarisht po e var në gozhdë kostumin e verdhë të laboratorit.

Ai u shpreh: "Kjo mund të jetë episoda pensionuese e universit të 'Breaking Bad'."

Cranston shtoi: "Kam pasur mundësi ta rikthej Walter White në vëmendje.

"E bëra për filmin e Aaron, 'El Camino' dhe pastaj përsëri për 'Better Call Saul' u rikthyem dhe, secilën herë, mendonim 'kjo është hera e fundit që do ta bëjmë dhe pastaj na telefonon 'PopCorners' dhe menduam 'do ta bëjmë edhe një herë të fundit'."

Lajme të ngjashme