Bebe Rexha goditet me telefon në fytyrë gjatë një performance në një koncert - NACIONALE

Bebe Rexha goditet me telefon në fytyrë gjatë një performance në një koncert

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Artistja shqiptare, ylli i pop-it, Bebe Rexha, gjatë një performance në një koncert u godit me telefon në kokë nga një fans.

Ajo duke performuar në New York, ra në gjunjë kur u godit me telefon anash kokës së saj- raporton BBC.

Ajo pastaj u largua nga skena, ende në dhimbje, me duart e saj të mbështetura në fytyrë.

Në një video të postuar online, shihet sigurimi duke e larguar një burrë nga turma, ndërsa fansat bërtisnin ‘’ky është sulm’’.

Një faqe tjetër e citoi nënën e saj duke thënë se Bebe Rexha pranoi trajtim mjekësor dhe iu nevojitën tri qepje.

Ylli i pop-it ishte në fund të setit të saj në Pier 17 në New York kur ndodhi incidenti.

Fansat bënë reagime të ndryshme pasi përfundoi shfaqja. Ata në rrjetet sociale bënë komente të shumta lidhur me incidentin.

‘’ Njerëzit me të vërtetë ishin shumë të lumtur që po shkonin në koncert, por ky burrë i vjetër shkatërroi gjithçka’’- shkroi një fans.

‘’ Jam ende i shokuar edhe dy orë pas ndodhisë. Pashë diçka të fluturonte dhe e goditi atë. Mendova se ishte ndonjë CD ose fletë, deri sa e pashë të binte në tokë’’- shkroi një tjetër.

Lajme të ngjashme