BBC: Shqipëria është destinacioni për pushuesit që kërkojnë përvoja autentike dhe më të lira në Evropë
Udhëtimi drejt rivierës shqiptare është i thjeshtë: fluturim drejt Korfuzit dhe më pas traget 30-minutësh për në Sarandë, shkruan BBC.
Blogerja Amber Robertson thotë për BBC-në se Shqipëria ofron “plazhe shumë të bukura” dhe një ndjesi të ngjashme me Greqinë, por me çmime më të ulëta.
Më tej artikulli përshkruan se ujërat turkeze dhe rërat e bardha kanë sjellë krahasime me Maldivet, duke rritur interesin ndërkombëtar për Shqipërinë.
Përveç bregdetit, citohet edhe trashëgimia kulturore, si Berati dhe Gjirokastra, qytete historike me arkitekturë karakteristike guri.
Sipas BBC, një paketë njëjavore “all-inclusive” për një çift kushton rreth 1,400 paund, ndërsa për një familje katër anëtarëshe rreth 2,300 paund.
Aty vërehen se vlera e parave mbetet një nga arsyet kryesore të popullaritetit, sidomos tek të rinjtë.
Gjithashtu, përmend se fauna interesante në Shqipëri po tërheq familje dhe turistë me interesa specifike.