Amber Heard apelon vendimin 10 milionësh për prishje të imazhit të Johnny Depp - NACIONALE

Amber Heard apelon vendimin 10 milionësh për prishje të imazhit të Johnny Depp

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pikërisht kur shpresonit se gjykimi më i bujshëm i vitit ka mbaruar, Amber Heard zyrtarisht ka depozituar një apel formal në verdiktin të rastit për prishje të imazhit të Johnny Depp.

Rasti emocional, multimilionësh, u përmbyll më 1 qershor pas shtatë javës dëshmish, me jurinë që gjeti se Heard, në fakt, prishi imazhin e ish-partnerit, Johnny Depp, me op/ed-in e publikuar në vitin 2018 në "Washington Post".

Si rezultat, Johnny fitoi 15 milionë dollarë në dëmshpërblim, derisa Amber u shpërblye me 2 milionë dollarë nga juria.

Pavarësisht fitores së Depp, ai po ashtu ka depozituar apel formal për disa nga verdiktet nga gjykata në Virxhinia, dhe duket se asnjëri nga këta të dy nuk do të jetë asnjëherë i lumtur.


Pasi i siguroi vetes një ekip të ri avokatësh, Amber Heard depozitoi apelimin pak para ditës së falenderimeve, më 23 nëntor.

Apeli, i përpiluar nga avokatët Jay ëard Broën dhe David L Axelrod, i bazuar në Amandamentin e parë, shpjegon: "Gjykata gabimisht refuzoi ta refuzonte këtë veprim për shkak të forumit jo të përshtatshëm, bazuar në përfundimin e saj të gabuar se pretendimet e Depp u ngritën në Virxhinia sepse serverët e 'ëashington Post' ndodhen këtu".

"Gjykata gjithashtu gaboi në rrëzimin e denoncimeve të Heard, në të cilën ajo argumentoi se deklaratat e kundërshtuara janë shprehje mendimi të paveprueshme dhe nuk janë në mënyrë të arsyeshme të afta për të përcjellë implikimin e pretenduar shpifës.

"Kjo mbajtje, nëse lejohet të qëndrojë, padyshim që do të ketë një efekt ftohës për gratë e tjera që dëshirojnë të flasin për abuzimin ku përfshihen burra të fuqishëm".

Diku tjetër në apel, avokatët e Amber kritikojnë gjykatësen Azoarate se padrejtësisht i dha instruksione jurisë, para se të jepnin verdikt bindshëm në favor të Johnnyt, duke "larguar prova të rëndësishme" dhe "pranoi dëshmi jo relevante dhe paragjykuese".



Johnny fillimisht paditi ish-gruan për 50 milionë dollarë më 2019, pasi 'ëashington Post' publikoi një op/ed të shkruar nga Amber Heard, në të cilën ajo shkroi se është "figurë publike që përfaqëson dhunë familjare".

Edhe pse ylli i "Piratëve të Karaibeve" asnjëherë nuk u përmend me emër në atë artikull, aktori akuzoi Heard për prishje të imazhit, duke thënë se artikulli ia kishte "shkatërruar" karrierën.

Gjatë gjykimit shumë të famshëm këtë verë, Johnny dhe ekipi i tij ligjor potencoi se ishte ai i cili kishte vuajtur nga dhuna në familje gjatë marrëdhënies me Heard.

Rasti në fjalë erdhi dy vite pasi Gjykata e Lartë në Britani të Madhe vendosi kundër Depp në rastin kundër "The Sun", kur tabloidi britanik iu referua atij si "rrahës gruaje" - një vendim që ai ende nuk ka mundur ta apelojë.

Tash, Johnny po shpreson se do të ketë më shumë fat në apelin për prishje të imazhit në Virxhinia, pavarësisht se doli fitues në shumicën e pikave.

Ekipi i Depp, i udhëhequr nga avokati Benjamin Cheë, shtoi se "pavarësisht gjykata vendosi shumicën dërrmuese të këtyre çështjeve në mënyrë të arsyeshme dhe të saktë' disa nga vendimet e marra ishin 'të gabuara'.

Por, njëjtë si ish-burri, Amber Heard nuk po dorëzohet pa luftuar në këtë.

Në apelin e saj, konkludohet: "Për të dhënë verdikt në favor të Depp, juria duhet të ketë konkluduar se Depp nuk abuzoi me Heard dhe se Heard me dijeni gënjeu në akuzat për abuzim.

"Por, të jepet verdikt në favor të Heard, juria duhet të ketë konkluduar se Heard tha të vërtetën rreth të qenurit viktimë të dhunës familjare nga Depp. Kështu, verdikti kundër Heard nuk mund të qëndrojë".

Lajme të ngjashme