Aktorja kosovare përzgjedhet si ‘Europian Shooting Star’ i Shqipërisë për vitin 2026 - NACIONALE

Aktorja kosovare përzgjedhet si ‘Europian Shooting Star’ i Shqipërisë për vitin 2026

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Qendra Kombëare e Kinematografisë shqiptare, ka njoftuar se aktorja kosovare Fatlume Bunjaku, është përzgjedhur si ‘Shooting Star’ 2026, në Berlinale.

Kjo Qendër njofton:

Super-Lajm – një «Shooting Star» i ri nga Shqipëria

👉Aktorja Fatlume Bunjaku është Shooting Star 2026 💥

📢Qendra Kombëtare e Kinematografisë njofton me kënaqësi përzgjedhjen e aktores Fatlume Bunjaku, si një nga 10 aktorët më premtuese të Europës për vitin 2026, në kuadër të programit «European Shooting Stars», e nominuar me rolin e saj ne filmin «HANA», të regjisorit Ujkan Hysaj.

🚨«European Shooting Stars» është një nga programet më të rëndësishme të organizatës European Film Promotion (EFP). Juria për Shooting Stars 2026 përbëhej nga: Danica Ćurčić (Aktore daneze, ish-Shooting Star), Danis Tanović, (Regjisor boshnjak-Oscar për No Man’s Land), Leila Latif (Kritike filmi sudandenezo-britanike), Jo Monteiro (Casting Director nga Portugalia) dhe Jacques-Henri Bronckart (Producent belg i mbi 100 filmave dhe serialeve).

🔔Gjatë Berlinale 2026, talentet e përzgjedhura do të marrin pjesë në një program katërditor, i cili përfshin sesione rrjetëzimi, takime me përfaqësues të industrisë, aktivitete për shtypin, ceremoninë e ndarjes së Çmimit European Shooting Stars, si edhe një moment të veçantë në tapetin e kuq, me prezantimin zyrtar të grupit në Berlinale Palast.

Lajme të ngjashme