Adam Sandler është i mërzitur me ndikimin e kritikave te familja dhe njerëzit që punojnë në filmat e tij
Adam Sandler ka zbuluar se ai mërzitet nga mënyra sesi mendimet e kritikëve për punën e tij ndikojnë te familja dhe bashkëpunëtorët.
Aktori I kompanisë filmike "Happy Gilmore", tash 56-vjeçar, dha këto komente gjatë një podkasti ku ai rikujtoi mesazhin që Kathy Bates i kishte dhënë pasi ai i tha se filmi me shumë gjasë do të kritikohej pasi ai ishte pjesë e tij.
Sandler e bëri të qartë se është në dijeni se filmat e tij, deri së fundmi të paktën, nuk kanë qenë të kritikuar aspak pozitivisht.
Sidoqoftë, kur ai u mundua ta tërheqë në këtë departament Bates, me të cilën bashkëpunoi te filmi "The Waterboy", ajo nuk u duk se i interesoi shumë, dhe tha se mendimi i vetëm që ajo merr parasysh është i saji.
"Mbaj mend t'i thoja asaj kur dikush përmendi kritikët, 'ata me shumë gjasë nuk do ta pëlqejnë këtë. Sigurisht do të thonë gjëra të këqija, ndoshta mos i lexo'", tha ai.
Ai pastaj kujtoi atë duke thënë: "Epo, mua më pëlqen, vetëm kjo ka rëndës', apo ashtu diçka. Ishte shumë e mirë".
Sandler pastaj zbuloi se derisa ai personalisht nuk është i shqetësuar nga kritikat e këqija që merr puna e tij, ai mërzitet megjithatë nga mënyra si ndikojnë te njerëzit e afërt të tij.
Ai kujton: "Thjesht ndihem keq për familjen time dhe ndihem keq për njerëzit të cilët punuan shumë në filma.
"Kisha kaq shumë aktorë të mëdhenj në filma.
"Kur i mbyllnim xhirimet, më thonin 'mendoj se kritikët njëmend do ta pëlqejnë këtë'. Dhe unë do të thoja 'oh, jo, do të thonë gjëra të këqija, dhe me shumë gjasë do të thonë gjëra të këqija për ty që po merr pjesë në të'."
Derisa, siç parashikoi Sandler, "The Waterboy" ishte dështim për kritikët, duke marrë një vlerësim prej vetëm 33% në "Rotten Tomatoes", mirëpo komercialisht ishte sukses i madh duke gjeneruar 190 milionë dollarë kur ishte lansuar më 1998.
Por, derisa gjërat nuk kanë shkuar mirë me kritikët për Sandler në të kaluarën, duket se gjërat kanë filluar të ndryshojnë pasi ai së fundmi fitoi një çmim për performancë tributi në "Gotham Awards".
Dhe filmat e tij të fundit, si "Uncut Gems" i ka detyruar shikuesit ta shikojnë ndryshe. Drama sportive e tij, "Hustle" mori një vlerësim prej 92% në "Rotten Tomatoes", duke e bërë atë filmin më të vlerësuar të kompanisë "Happy Gilmore", me një vlerësim prej 85%.
