A e krijon realitetin vetëdija njerëzore? - NACIONALE

A e krijon realitetin vetëdija njerëzore?

4 vjet më parë

nga Flakon Demaku

Një studim i ri pretendon se rrjetet e vëzhguesve janë përgjegjës për përcaktimin e realitetit fizik.

A ka realitet fizik që është i pavarur nga ne? A ekziston fare realiteti objektiv? Apo struktura e gjithçkaje, duke përfshirë kohën dhe hapësirën, është krijuar nga perceptimet e atyre që e vëzhgojnë atë? I tillë është pohimi novator i një punimi të ri të botuar në Journal of Cosmology and Astroparticle Physics.

Shkencëtarët propozojnë që vëzhguesit gjenerojnë strukturat e kohës dhe hapësirës. Punimi mund të ndihmojë në dhënien e njohurive mbi Ekuacionin e Zotit, i cili përpiqet të unifikojë mekanikën kuantike dhe relativitetin e përgjithshëm.

Ky studim tregon se si vëzhguesit ndikojnë në natyrën e realitetit. Sipas Lanza dhe kolegëve të tij, vëzhguesit mund të ndikojnë në mënyrë dramatike "sjelljen e sasive të vëzhgueshme" si në shkallë mikroskopike ashtu edhe në shkallë masive hapësinore-kohore. Në fakt, është i nevojshëm një “ndryshim i thellë në botëkuptimin tonë të zakonshëm të përditshëm”, ka shkruar Lanza në një intervistë për Big Think. Bota nuk është diçka që është formuar jashtë nesh, thjesht ekziston më vete. "Vëzhguesit përfundimisht përcaktojnë strukturën e vetë realitetit fizik," tha ai.

Si mundet vëzhguesit të krijojnë realitetin?

Si funksionon kjo? Kërkohet një rrjet vëzhguesish dhe "i natyrshëm në strukturën e realitetit", sipas Lanzës. Vëzhguesit, duke përfshirë ju, mua dhe të gjithë të tjerët, jetojnë në një univers gravitacional kuantik dhe ndërtojnë "një model njohës të pranuar globalisht" të realitetit duke shkëmbyer njohuri rreth karakteristikave të hapësirës-kohës. Sepse pasi matni ndonjë gjë, vala e probabilitetit për të matur të njëjtën vlerë të sasisë fizike të hetuar më parë ose "lokalizohet" ose thjesht "shembet", sipas Lanzës. Kështu realiteti bëhet vazhdimisht real për secilin prej nesh. Duke ditur rezultatin e matjes fillestare, mund ta përsërisni procesin e matjes derisa rezultati të jetë i njëjtë.

Sipas Lanzës, "një konsensus i mendimeve të ndryshme në lidhje me strukturën e realitetit përcakton vetë formën e tij, duke formuar shkumën kuantike që qëndron në themel".

"Në mënyrë të ngjashme, nëse mësoni nga dikush për rezultatet e matjeve të tyre të një sasie fizike, matjet tuaja dhe ato të vëzhguesve të tjerë ndikojnë në njëra-tjetrën duke përcaktuar realitetin sipas atij konsensusi", tha ai.

Në terma kuantikë, një vëzhgues ndikon në realitetin nëpërmjet dekoherencës, e cila siguron kornizën për valët kolapsuese të probabilitetit, "të lokalizuara kryesisht në afërsi të modelit kognitiv që vëzhguesi ndërton në mendjen e tij gjatë gjithë jetëgjatësisë", shtoi ai.

Lajme të ngjashme