Zvicra e miraton rishitjen e 25 tankeve “Leopard 2” në Gjermani - NACIONALE

Zvicra e miraton rishitjen e 25 tankeve “Leopard 2” në Gjermani

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dhoma e lartë e Kuvendit të Zvicrës, Këshilli i Shteteve, e ka miratuar heqjen nga shërbimi të 25 tankeve të tipit “Leopard 2” nga ushtria zvicerane, duke e mundësuar rishitjen e tyre në Gjermani, raportoi të martën transmetuesi publik, SRF.

Ushtria e Zvicrës ka gjithsej 96 tanke “Leopard 2” jashtë shërbimit. Heqja e tankeve nga shërbimi është parakusht për rishitjen e tyre. Dhoma e ulët e Kuvendit të Zvicrës, Këshilli Kombëtar, e kishte miratuar planin në qershor, përcjell agjencia “Anadolu”.

Kuvendi i Zvicrës tani do t’i përcaktojë hollësitë e rishitjes së tankeve te prodhuesi gjerman, “Rheinmetall”, përfshirë kohën e saktë të procesit.

Ministri i Ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, dhe ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, kishin kërkuar në shkurt që tanket “Leopard 2” t’i rishiteshin vendit të tyre.

Gjermania synon që me këtë blerje t’i zëvendësojë tanket që ia ka dhuruar Ukrainës. Ministrat gjermanë e kanë siguruar Zvicrën se tanket e blera nuk do t’ia dhurojnë Kievit.

Lajme të ngjashme