Zjarr në ndërtesën e ministrisë së Mbrojtjes ruse - NACIONALE

Zjarr në ndërtesën e ministrisë së Mbrojtjes ruse

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Duke cituar shërbimet e urgjencës, media shtetërore ruse Tass ka raportuar për një zjarr që ka shpërthyer në një ndërtesë që i përket ministrisë të Mbrojtjes ruse në qendër të Moskës.

Pamjet që janë shpërndarë në mediat sociale kanë treguar një shtëllungë tymi të zi duke u ngritur nga selia e ministrisë.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e zjarrit dhe nuk ka detaje për viktima.

Lajme të ngjashme