Zjarr në Bangkok, besohet se qindra kafshë kanë ngordhur - NACIONALE

Zjarr në Bangkok, besohet se qindra kafshë kanë ngordhur

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Qindra kafshë besohet të kenë ngordhur pas shpërthimit të një zjarri të martën në tregun e njohur të kafshëve në Bangkok, Chatuchak, sipas autoriteteve lokale.

Zjarri nisi rreth orës 4 e 10 minuta të mëngjesit sipas zonës kohore lokale në Sri Somrat, ku peshq dhe kafshë të gjalla po shiteshin, tha zyra administrative në Chatuchak, raporton televizioni CNN.

Flaka kaploi 118 dyqane para se të fikej më pak se 30 minuta më pas, thuhet më tej në njoftim.

Autoritetet në Bangkok tha se asnjë person nuk u lëndua nga zjarri, por “shumë kafshë shtëpiake” u prekën, duke shtuar se sipërfaqja që vlerësohet se është dëmtuar është rreth 1.400 metra katrorë.

Qen, mace, lepuj, gjarpërinj, zogj, pula e peshq kishte në mesin e kafshëve të prekura, sipas njësisë emergjente të Administratës Metropolitane të Bangkokut.

Një pronare e një dyqani për kafshë shtëpiake, Nathanicha K, që kërkoi t’i publikoheshin vetëm emri dhe iniciali i mbiemrit, i tha televizionit CNN që ajo humbi të gjithë 400 gjarpërinjtë ekzotikë si rezultat i tymit.

“Ata nuk ngordhën nga zjarri, por nga tymi, pasi u ngulfatën” – tha pronarja.

Sipas saj, vlera e përgjithshme e gjarpërinjve ishte rreth 5 milionë bahtë tajlandezë (136 mijë dollarë).

Lajme të ngjashme