Zhvillimet më kryesore të ditës nga lufta Rusi-Ukrainë - NACIONALE

Zhvillimet më kryesore të ditës nga lufta Rusi-Ukrainë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ndërsa pushtimi rus në Ukrainë ka hyrë në muajin e tetë, dita e sotme u pasqyrua me ngjarje të shumta, e ndër më kryesoret që ka sjellë opinione e analiza të ndryshme për një fazë të re të mundshme në luftë, ishte edhe shpërthimi i urës në Krime.

Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të gjithë asaj çka ndodhi gjatë ditës së sotme në vendet në luftë.

  • Zyrtarët rusë thanë se tre persona u vranë pasi një kamion bombë shkaktoi zjarr dhe shembjen e një pjese të një ure që lidh Rusinë me Krimenë.
  • Ndërkohë, ministria ruse e Mbrojtjes tha se trupat ruse që luftojnë në rajonet Mykolaiv, Kryvyi Rih dhe Zaporizhzhia të Ukrainës jugore mund të marrin të gjitha furnizimet që u nevojiteshin nëpërmjet korridoreve ekzistuese tokësore dhe detare.
  • Lideri parlamentar i partisë së Presidentit Volodymyr Zelensky nuk ka pretenduar se Kievi ishte përgjegjës për shpërthimin e urës së Kerch-it, megjithatë ka lënë të besohet se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e marrjes së Krimesë nga Moska dhe përpjekjeve për të integruar gadishullin me kontinentin rus.
  • Seria e shpërthimeve që tronditën Kharkivin herët të shtunën shkaktuan një zjarr në një nga institucionet mjekësore të qytetit, tha kryebashkiaku i qytetit lindor të Ukrainës.
  • Volodymyr Zelensky thotë se zyrtarët rusë kanë filluar të "përgatisin shoqërinë e tyre" për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore në luftë.
  • Rusia ka emëruar Sergei Surovikin, ish-komandant i operacioneve ruse në Siri, si komandant të ri të lartë të forcave ruse në Ukrainë.
  • Ministrja gjermane e Mbrojtjes i ka thënë NATO-s se duhet të bëjë më shumë për të forcuar sigurinë, duke paralajmëruar: “Ne nuk mund ta dimë se deri ku mund të shkojnë iluzionet e madhështisë së Putinit”.
  • Mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së ka rinovuar thirrjet për një zonë mbrojtëse në centralin bërthamor të Zaporizhzhia-s të Ukrainës, duke dënuar granatimet gjatë natës në linjën e saj të energjisë si "jashtëzakonisht të papërgjegjshme".
  • Mbretëria e Bashkuar ka refuzuar thirrjen e Moskës për një votim të fshehtë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme, lidhur me atë nëse do të dënojë ose jo lëvizjen e Rusisë për të aneksuar katër rajone në Ukrainë.

Lajme të ngjashme