Zgjedhjet franceze: Macron dhe Le Pen përplasen në debatin e madh presidencial - NACIONALE

Zgjedhjet franceze: Macron dhe Le Pen përplasen në debatin e madh presidencial

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër ditë përpara se Franca të votojë për presidentin e saj të ardhshëm, dy kandidatët e mbetur janë ballë për ballë në debatin e tyre të vetëm televiziv.

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen ka mbetur prapa Emmanuel Macron në sondazhet e opinionit, por miliona votues janë ende të pavendosur.

Për dy orë e gjysmë ata do të marrin pjesë në duelin e së mërkurës mbrëma me shpresën për të përfituar.

Me të mbërritur në debat, Marine Le Pen tha se ishte e qetë, siç kishte qenë që nga fillimi i fushatës, ndërsa zoti Macron tha se ishte i fokusuar dhe gati për takimin.

Edhe pse Macron fitoi raundin e parë të votimeve 10 ditë më parë, më shumë se gjysma e elektoratit mbështeti kandidatët e ekstremit të djathtë ose të majtë.

Në vazhdim ju sjellim një përmbledhje të disa prej citimeve kryesore nga ana e të dy kandidatëve deri më tani:

Le Pen foli për koston e jetesës duke thënë: "Kam parë njerëzit të vuajnë, i kam parë ata të shqetësohen për një ulje të cilësisë së jetës së tyre, për një lloj pasigurie që ata mendojnë se është e përhapur."

Ndërsa, Macron i’u përgjigj duke shtuar se ai e ka studiuar programin e saj por nuk ka parë se ekziston as fjala papunësi.

Le Pen po ashtu foli për sanksionet ndaj Rusisë duke thënë se: “I vetmi sanksion me të cilin nuk jam dakord është bllokimi i importeve të naftës dhe gazit rus. Pse nuk jam dakord? Sepse në realitet nuk do t'i bëjë asnjë dëm Rusisë dhe do t'i bëjë dëm të madh popullit tonë.”

Ndërsa, Macron foli për lidhjet e Le Pen me Rusinë duke i thënë se: “Ju jeni e varur nga pushteti, ju jeni e varur nga Putini. Ju morët një kredi nga një bankë ruse.

Të dy kandidatët folën edhe për Bashkimin Evropian ku, Macron i tha Le Peni-t se ajo dëshiron të dalë nga BE.

“Pesë vjet më parë, programi juaj ishte i zbatueshëm vetëm nëse Franca largohej nga BE. Sot, ju ende dëshironi të dilni prej saj, por nuk e thoni më.”

Ndërsa, Le Pen tha se nuk do të dalë nga organizata por vetëm ta ndryshojë atë.

“Unë dua që Komisioni Evropian të respektojë kombet sovrane, të respektojë zgjedhjen e popullit francez, duke përfshirë zgjedhjen e tyre të shoqërisë. Unë dua ta ndryshoj këtë organizatë evropiane. Por unë nuk dua ta lë atë.”

Rëndësia e debatit

Përplasjet televizive midis dy kandidatëve kryesorë kanë qenë një pikë kryesore e zgjedhjeve presidenciale franceze për gati pesë dekada.

Debati i vitit 2017 ishte një katastrofë për zonjën Le Pen, e cila u shfaq e rraskapitur dhe e papërqendruar përballë një Emmanuel Macron të sigurt dhe të artikuluar. Ai ishte tashmë shumë përpara në sondazhe dhe mundi kundërshtaren e tij të ekstremit të djathtë duke siguruar dy të tretat e votave.

Këtë herë do të jetë një garë shumë më e ngushtë dhe një performancë e fortë e Le Pen mund të fitojë mbi një pjesë të madhe të votuesve të pavendosur. Ajo e ka ndërprerë fushatën e saj që nga e hëna për t'u përqendruar në debat dhe për rivalin e saj mund të mos jetë aq të lehtë sa ishte pesë vitë më parë.

Sondazhi i fundit i opinionit

Hendeku në sondazhet e opinionit është zgjeruar pak që nga votimi i raundit të parë në të cilin presidenti aktual fitoi 27.85% dhe Le Pen doli e dyta me 23.15%. Por ato janë ende të luhatshme, duke sugjeruar se Macron do të sigurojë midis 53% dhe 57% të votave.

BBC shkruan se, Marine Le Pen do të duhet të performojë shumë më mirë se në vitin 2017 për të pasur një shans për fitore.

Lajme të ngjashme