Zelensky tregon dhomën në të cilën jeton që nga fillimi i luftës - NACIONALE

Zelensky tregon dhomën në të cilën jeton që nga fillimi i luftës

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shfaqur për herë të parë pamje të dhomës në të cilën ai është duke qëndruar që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Duke folur për gazetarin ukrainas Dmytro Komarov, Zelensky ka treguar dhomën, ndërsa ka thënë se jeton aty tash e një vit.

Më pas, presidenti ukrainas ka treguar edhe veshjet e tij, ndërsa ka theksuar se që nga nisja e luftës kryesisht vishet me rroba ushtarake.

“Nuk vesh më kostume,”- ka thënë ai.

Më tej Zelensky ka folur edhe për familjen e tij, ku ka treguar se që nga fillimi i sulmeve me raketa familja është dërguar disa herë në vende të sigurta për strehim.

“Unë e dua familjen time, por qëndrimi im këtu si President ishte prioritet,” – ka thënë Zelensky.

Kujtojmë se sulmi rus në Ukrainë filloi një vit më parë, ndërsa Putini vazhdon të mos e konsiderojë tërheqjen, e as Ukraina dorëzimin.

Lajme të ngjashme