Zelensky thotë se Putini duhet t’i ndërpresë kërkesat e panevojshme që e zvarritin luftën - NACIONALE

Zelensky thotë se Putini duhet t’i ndërpresë kërkesat e panevojshme që e zvarritin luftën

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të enjten në samitin e udhëheqësve të BE-së se Rusia duhet të ndalojë së bëri “kërkesa të panevojshme” që e zvarritin luftën.

“Putini duhet të ndalojë së bëri kërkesa të panevojshme që vetëm e zvarritin luftën dhe duhet të fillojë që ta përmbushë atë që ia premton botës” – tha Zelensky përmes video-lidhjes, raporton televizioni BBC.

Presidenti ukrainas i bëri thirrje botës që ta vazhdojë presionin ndaj Putinit, sepse “në një moment ata e japin fjalën, dhe disa orë më vonë kjo nuk nënkupton absolutisht asgjë”.

Zelensky gjithashtu tha se sanksionet kundër Moskës duhet të qëndrojnë në fuqi “derisa Rusia të fillojë të tërhiqet nga toka jonë dhe të japë kompensim të plotë për dëmin e shkaktuar nga agresioni i saj”.

Ndërkohë, kryeministri britanik, Keir Starmer, ka thënë se është me rëndësi që, nëse arrihet një marrëveshje armëpushimi mes Rusisë e Ukrainës, aleatët perëndimorë të jenë në gjendje për të vepruar menjëherë.

Sipas tij, udhëheqësit perëndimorë janë duke punuar shpejt, përderisa po përgatisin plane për një forcë paqeruajtëse të mundshme në Ukrainë.

Ndihmësi i Kremlinit për politikë të jashtme, Yuri Ushakov, tha se rundi i ardhshëm i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara e Rusisë do të zhvillohet të hënën në Riad të Arabisë Saudite./Nacionale

Lajme të ngjashme