Zelensky thotë se në çdo çast mund të fillojë armëpushimi me Rusinë - NACIONALE

Zelensky thotë se në çdo çast mund të fillojë armëpushimi me Rusinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të dielën se një armëpushim në luftën e vendit të tij me Rusinë është i mundshëm në çdo moment dhe u bëri thirrje aleatëve të Kievit që të zbatojnë presion më të madh ndaj Moskës që një gjë e tillë të arrihet.

Duke folur në një konferencë për gazetarë krahas homologut çek, Petrt Pavel, presidenti ukrainas tha se, nëse nuk përdoret trysni më e madhe, kreu i Kremlinit, Vladimir Putin, nuk do të bëjë hapa të vërtetë për t’i dhënë fund konfliktit, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Ne besojmë se pa presion të shtuar, Rusia nuk do të bëjë hapa të vërtetë praktikë për t’i dhënë fund luftës. Sot shënohet dita e 54-t që Rusia e ka shpërfillur madje edhe propozimin amerikan për armëpushim të plotë” – tha Zelensky para gazetarëve.

“Ne besojmë se armëpushimi është i mundshëm në çdo moment, madje duke fillur nga sot, dhe duhet të zgjasë të paktën 30 ditë për t’i dhënë diplomacisë një mundësi të vërtetë” – shtoi ai.

Javën e kaluar, Putini shpalli një armëpushim treditor nga data 8 deri më 10 maj për ta shënuar 80-vjetorin e fitores së Bashkimit Sovjetik dhe aleatëve të tij kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Zelensky tha se një masë e tillë është e pakuptimtë dhe ka bërë thirrje për armëpushim të pakushtëzuar për të paktën 30 ditë në vijë me propozimin e Shteteve të Bashkuara të paraqitur në mars.

Qeveria e Çekisë ka qenë mbështetëse e fuqishme e Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të plotë rus më 2022 dhe ka udhëhequr një nismë për furnizimin e këtij vendi me municion të kalibrit të madh.

Lajme të ngjashme