Zelensky thotë se NATO-ja do të ishte më e fortë me Ukrainën në të - NACIONALE

Zelensky thotë se NATO-ja do të ishte më e fortë me Ukrainën në të

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po zhvillon një vizitë në Finlandë. Ai të mërkurën foli përsëri për dëshirën e vendit të tij për integrim evropian.

Zelensky tha se pranimi i Finlandës në NATO ishte “absolutisht i drejtë” dhe se aleanca mishëron një gatishmëri për të punuar së bashku në fushën e sigurisë, raporton televizioni BBC.

Sipas presidentit ukrainas, NATO-ja do të ishte më e fortë me Ukrainën dhe se vendi i tij ka “njërën nga ushtritë më të forta” në luftime moderne.

Sidoqoftë, ai pranoi se anëtarësimi i Ukrainës në NATO nuk do të jetë i lehtë.

Muajin e kaluar, sekretari i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara, Pete Hegseth, e minimizoi mundësinë që Ukraina të bëhet pjesë e aleancës dhe presidenti rus, Vladimir Putin, vazhdimisht ka përjashtuar çfarëdo marrëveshjeje të paqes që do t’ia lejonte Kievit anëtarësimin në NATO.

Zelensky tha se Ukraina e Finlanda janë bashkë në një aspekt, sepse të dyja e dinë si është të jesh fqinj i Rusisë.

Presidenti ukrainas theksoi përsëri se presioni ndaj Rusisë nevojitet si parakusht për paqe si dhe uniteti për mbrojtje të përbashkët të Evropës.

“Fjalët e Putinit janë shumë ndryshe nga realiteti” – tha ai.

Lajme të ngjashme