Zelensky thotë se e diskutoi me Macronin idenë e trupave franceze në Ukrainë - NACIONALE

Zelensky thotë se e diskutoi me Macronin idenë e trupave franceze në Ukrainë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ka zhvilluar një diskutim të ri me homologun francez, Emmanuel Macron, për propozimin e këtij të fundit për të dislokuar trupa në Ukrainë si mjet për ta arritur paqen e qëndrueshme.

“Ne ndajmë një vizion të përbashkët: garancitë e besueshme janë thelbësore për një paqe që vërtet mund të arrihet” – tha Zelensky, i cili të mërkurën ishte në Bruksel për takime me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, dhe me udhëheqës evropianë, raporton gazeta “The Guardian”.

“Ne vazhduam që të punonim në nismën e presidentit Macron në lidhje me praninë e forcave në Ukrainë që do të mund të kontribuonin në stabilizimin e rrugës drejt paqes” – shtoi ai.

Zyra e Macronit tha se Franca do ta bëjë “prioritet absolut” përkrahjen e përforcuar për Ukrainën dhe do të vazhdojë t’ia japë këtij vendi “mjetet për ta mbrojtur veten dhe për ta bërë luftën e agresionit të Rusisë që të dështojë”.

Presidenti francez do të mbajë “dialog të ngushtë me Ukrainën dhe me partnerët e saj ndërkombëtarë për të punuar për rikthim te paqja e drejtë dhe e qëndrueshme”, thuhet më tej.

Në shkurt, Macroni tha se refuzon që ta përjashtojë dërgimin e trupave tokësore në Ukrainë, por shtoi se nuk ekzistonte konsensus mes aleatëve për këtë masë. Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane, përfshirë Gjermaninë e Suedinë, e përjashtuan dërgimin e trupave luftarake në Ukrainë.

Lajme të ngjashme