Zelensky thotë e Ukraina dërgoi ekspertë dronësh për t’i mbrojtur bazat amerikane në Jordani - NACIONALE

Zelensky thotë e Ukraina dërgoi ekspertë dronësh për t’i mbrojtur bazat amerikane në Jordani

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se javën e kaluar dërgoi dronë pengues dhe operatorë të dronëve për t’i mbrojtur bazat amerikane në Jordani, njëri nga 11 shtetet që ka kërkuar ndihmë nga Kievi, përderisa lufta amerikano-izraelite kundër Iranit vazhdoi për ditën e dhjetë.

Zelensky tha në një intervistë se i është përgjigjur kërkesës së ShBA-së për ndihmë në mbrojtjen e Jordanisë javën e kaluar, kur Ukraina po synon që t’i përmirësojë marrëdhëniet me vendet e Lindjes së Mesme dhe të Gjirit Persin që po sulmohen nga Irani, shkruan gazeta “The Guardian”.

Në rrjete sociale, presidenti ukrainas tha se “janë 11 kërkesa nga shtetet që janë fqinje të Iranit, shtete evropiane dhe ShBA-ja” dhe se disa prej tyre janë trajtuar me “vendime konkrete dhe mbështetje specifike”.

Zelensky i tha gazetës “The Neë York Times” se ndihma për Jordaninë u kërkua të enjten. Një ekip ukrainas u nis drejt këtij shteti të nesërmen. Shtetet e Bashkuara kanë prani të konsiderueshme në bazën ajrore “Muëaffaq Salti” në Jordani.

Pamjet satelitore japin shenja se radari i përdorur nga sistemi amerikan i mbrojtjes ajrore “Thaad” në bazën në Jordani u dëmtua ose u shkatërrua nga sulmet iraniane.

Orysia Lutsevych nga organizata “Chatham House” tha se Ukraina “po mundohet të dëshmojë se është aset, përfshirë [përpjekjet] para ShBA-së dhe aleatëve të tjerë” duke e ofruar përvojën e saj nga lufta në këmbim për ndihmë dhe dashamirësi.

Zelensky gjithashtu e pranoi faktin se Irani dhe Rusia kanë marrëdhënie miqësore, në kohën e raportimeve amerikane se Moska po ndan me Teheranin të dhëna për shënjestrimin e forcave amerikane. “Nëse Rusia i dërgon inteligjencë Iranit, Ukraina do të dërgojë specialistë dhe [dronë] pengues për t’i mbrojtur këto baza si dhe infrastrukturën e energjisë dhe të ujit”, shtoi zonja Lutsevych.

Lajme të ngjashme