Zelensky publikon tri prioritete për ditën e dytë të samitit, takohet me Scholz-in e Sunak-un - NACIONALE

Zelensky publikon tri prioritete për ditën e dytë të samitit, takohet me Scholz-in e Sunak-un

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar tri prioritete për ditën e dytë të samitit të NATO-s, i cili po mbahet në Vilniues të Lituanisë. Ai i ka filluar takimet me udhëheqësit e vendeve të aleancës, përfshirë kryeministrin britanik e kancelarin gjerman.

Në rrjetin “Telegram”, ai shkroi:

“Kemi tri prioritete në axhendën e sotme.

Së pari, pakot e reja të përkrahjes për ushtrinë tonë në fushën e betejës.

Së dyti, besoj unë, një ftesë nga NATO-ja. Kemi nevojë për të kuptuarit tuaj që kemi një ftesë atëherë kur situata e sigurisë e lejon këtë.

Duam që t’i diskutojmë të gjitha këto gjëra me partnerët tanë.

Dhe së treti, sot do t’i diskutoj garancitë e sigurisë për Ukrainën rrugës për në NATO.

Më vonë, presidenti ukrainas e falënderoi Gjermaninë për përkrahjen pas takimit me kancelarin Olaf Scholz, duke njoftuar se ky shtet do t’i ofrojë Ukrainës raketahedhës e raketa shtesë të tipit “Patriot”.

“Kjo është një marrëveshje për raketahedhës e raketa “Patriot” shtesë nga ta për Gjermaninë. Kjo është shumë e rëndësishme për mbrojtjen e jetës në Ukrainë nga terrori rus”- shkroi Zelensky në rrjetin “Telegram”.

Presidenti ukrainas më pas njoftoi se është takuar edhe me kryeministrin britanik, Rishi Sunak. “Takim me Rishi Sunak-un. Takimi i tretë dhe suksesi i tretë për Ukrainën në samit sot. Mbrojtja, politika, siguria jonë e përbashkët. E falënderuam për armët, posaçërisht për armët me rreze të gjatë dhe përkrahjen e fuqishme për Ukrainën në rrugën për në NATO dhe ne jemi duke përgatitur garanci të sigurisë për Ukrainën rrugës për në NATO. Një takim shumë i mirë”- shkroi Zelensky.

Lajme të ngjashme