Zelensky pritet të mbajë fjalim para Knesetit të Izraelit
Në median vendore të Izraelit, janë duke u raportuar lajme lidhur me një prononcim të Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, para Knesetit të Izraelit.

Zelensky, i cili më herët i është drejtuar disa parlamenteve (Kanada, Mbretëri e Bashkuar, BE), tani pritet t'i drejtohet organit legjislativ të Izraelit. Të paktën kështu raporton media izraelite, ku shkruhet se Ambasadori i Ukrainës në Izrael ka bërë një kërkesë drejtuar udhëheqësit të Knesetit, Mickey Levy, nga i cili ka kërkuar që t'ia mundësojë presidentit ukrainas t'i thotë disa fjalë lidhur me situatën aktuale në Ukrainë.
Por, The Times of Israel shkruan se një gjë e tillë është e vështirë për shkak të pushimit, në të cilin ndodhet Kneseti. Megjithatë, ekziston mundësia që Zelensky t'u drejtohet anëtarëve përmes Zoom.
Edhe e përditshmja Jerusalem Post ka bërë të ditur se Zelensky dëshiron të mbajë një videokonferencë, për shkak se Kneseti do të fillojë një pushim dy-mujor.