Zelensky e pret tërë buzëqeshje kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të hënën se e ka pritur në takim kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq.
“U takova me kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq. Vëmendja kryesore gjatë bisedës iu kushtua procesit të integrimit evropian. Ky është një qëllim strategjik i dy vendeve tona. Ndaras, ne diskutuam për bashkëpunimin dhe partneritetin ndërshtetëror për sigurinë rajonale” – shkroi Zelensky në rrjetin X.
“Faleminderit Serbisë për mbështetjen e integritetit territorial të Ukrainës. Faleminderit, Zonja e Parë e Serbisë, për pjesëmarrjen në samitet e Zonja dhe Zotërinjve të Parë dhe për kushtimin e vëmendjes mbi çështjen e fëmijëve ukrainas të rrëmbyer nga Rusia. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme për Ukrainën dhe ne e çmojmë përkrahjen” – shtoi ai.
Ndërkohë, Zelensky të martën e vizitoi qytetin e vijës së frontit, Kherson, i cili ndodhet pak kilometra larg pozicioneve ruse matanë lumit “Dnipro” dhe ballafaqohet vazhdimisht me bombardime e sulme me dronë.
“Ne jemi duke përgatitur vendime që duhet ta forcojnë Khersonin” – tha ai në një fjalim.
Më tej, presidenti ukrainas tha se të martën do të mbante një takim me zyrtarët lokalë dhe përfaqësues ushtarakë për mbrojtjen e qytetit që po ballafaqohet me vështirësi nga rreziku gjithnjë në rritje nga dronët e vegjël sulmues të Rusisë.
I had a meeting with Speaker of the Parliament of Serbia Ana Brnabić. The main focus of our conversation was the process of European integration. This is a strategic goal for both of our countries. We also discussed intergovernmental cooperation and partnership for regional… pic.twitter.com/yNesZY5yHy
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) November 10, 2025