Zelandë e Re: Zbulohet abuzimi me 200 mijë fëmijë e të rritur të cenueshëm gjatë viteve 70-ta - NACIONALE

Zelandë e Re: Zbulohet abuzimi me 200 mijë fëmijë e të rritur të cenueshëm gjatë viteve 70-ta

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mediumi britnaik, Reuters ka raportuar për një zhvillim tepër shqetësues në Zelandë të Re. Sipas raportimit, dyshohet se përgjatë viteve në Zelandë të Re janë abuzuar në qendrat e kujdesit 200 mijë fëmijë dhe të rritur të cenueshëm.

Kryeministri i Zelandës së Re, Christopher Luxon kërkoi falje dhe premtoi reforma të mërkurën pasi një hetim publik zbuloi se rreth 200,000 fëmijë, të rinj dhe të rritur të cenueshëm ishin abuzuar në kujdesin shtetëror dhe fetar gjatë 70 viteve të fundit.

Pothuajse një në tre fëmijë dhe të rritur të cenueshëm në kujdes nga viti 1950 deri në 2019 përjetuan një formë abuzimi, zbuloi raporti, një zbulim që mund ta bëjë qeverinë të përballet me miliarda dollarë pretendime të reja kompensimi.

"Kjo është një ditë e errët dhe e trishtuar në historinë e Zelandës së Re si shoqëri dhe si shtet, ne duhet të kishim bërë më mirë dhe unë jam i vendosur që do ta bëjmë këtë" – tha Luxon në një konferencë shtypi.

Një kërkimfalje zyrtare do të pasojë më 12 nëntor, shtoi ai.

Lajme të ngjashme