Zbulohet takimi sekret i AFD-së me ekstremistët për të dëbuar miliona njerëz nga Gjermania - NACIONALE

Zbulohet takimi sekret i AFD-së me ekstremistët për të dëbuar miliona njerëz nga Gjermania

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Politikanë të AfD-së dhe një ekstrimist i njohur i djathtë raportohet se kanë zhvilluar një takim sekret për ta diskutuar dëbimin e miliona personave nga Gjermania, mes tyre edhe me pasaportë gjermane.

Sipas “DW”, e cila citon mediumin “Correctiv”, politikanë të partisë populiste të djathtë në Gjermani janë takuar me ekstremistin e djathtë austriak që raportohet se njihet edhe si neonazist Martin Sellner.

Gazetarët kanë dokumentuar takimin që është mbajtur në një hotel dhe se i njëjti, po paraqitet si “koncept strategjik në formën e një masterplani".

“Shanset që vendi ynë të kthehet në një kurs të shëndetshëm dhe normal” janë “të mëdha si kurrë më parë”. Për pjesëmarrje është ngritur një “donacion të paktën prej 5.000 eurosh”. Ky donacion do duhej të bëjë të qartë, se “grumbullimi i mjeteve mbështetëse është detyra bazë e një raundi të tillë”, - raportohet se thuhet në letrën e nënshkruar nga sipërmarrësi Limmer dhe ekstremisti i njohur i djathtë, Gernot Mörig.

Disa burime, po ashtu kanë konfirmuar që AfD nuk e pranon “rimigracionin” edhe të qytetarëve gjermanë me sfond migrimi që rrjedhimisht, nënkupton dëbimin e miliona personave nga Gjermaia.

Lajme të ngjashme