EPOKALE: Zbulimi i madh shkencor mund të ndalojë rikthimin e kancerit të gjirit - NACIONALE

EPOKALE: Zbulimi i madh shkencor mund të ndalojë rikthimin e kancerit të gjirit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkencëtarët kanë njoftuar për zbulimin e një strategjie të re që mund të parandalojë rikthimin e kancerit të gjirit në trupin e pacientit, vite apo dekada më vonë.

Duke e përshkruar si “bombë me sahat”, ekspertët kanë folur për llojin më të zakonshëm të kancerit të gjirit - receptorin e estrogjenit pozitiv (ER+) – që mban me vete gjithmonë rrezikun e përsëritjes, apo formimit të tumoreve të tjera të pashërueshme, të tilla si kanceri sekondar ose metastatik i gjirit.

Por tani, sipas The Independent, hulumtimi i financuar nga Breast Cancer Now ka zbuluar se si ndodh procesi i krijimit të kancerit sekondar, ndërmjet ndryshimeve molekulare që ndodhin gjatë plakjes.

Nga gjetjet e fundi është zbuluar se nëse një proteinë e pranishme në mushkëri – proteina PDGF-C – rritet, gjë që ka më shumë gjasa të ndodhë gjatë plakjes, ajo mund të shkaktojë që qelizat e fjetura të kancerit të rriten dhe të zhvillohen në kancer sekondar të gjirit.

Për këtë hulumtim bëhet e ditur se shkencëtarët kanë punuar më minjtë me tumore ER+, ndërsa e kanë shënjestruar proteinën e lartëcekur që gjendet në mushkëri me një ilaç ekzistues të njohur si imatinib, për të provuar nëse kishte ndikim në rritjen e kancerit.

Sipas studiuesëve, minjtë ishin trajtuar me ilaçin para dhe pas zhvillimit të tumoreve, dhe në të dy rastet rritja e kancerit ishte zvogëluar ndjeshëm.

Drejtori i këtij studimi, Dr Simon Vincent, citohet të ketë thënë se, “ky zbulim emocionues na sjell një hap më afër të kuptuarit se si ne mund të ngadalësojmë ose ndalojmë zhvillimin e kancerit dytësor të gjirit ER+.”

Ai ka shtuar se nga zbulimi mund të përfitojnë mijëra gra në të ardhmen.

"Sjellë potencialin për të përfituar mijëra gra që jetojnë me këtë 'bombë me sahat' në të ardhmen, duke siguruar që më pak pacientë të marrin lajmet shkatërruese që sëmundja është përhapur."

Lajme të ngjashme