Metodë e re kundër kancerit të prostatës, "vret" tumoret rezistente ndaj trajtimit - NACIONALE

Metodë e re kundër kancerit të prostatës, "vret" tumoret rezistente ndaj trajtimit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkëncëtarët kanë zbuluar një trajtim të ri që mund të ndryshojë lojën duke zhdukur përfundimisht qelizat e kancerit të prostatës.

Sipas The Independent, metoda e re trajton kërcënimin në rritje të rezistencës së tumorit ndaj trajtimit, që zakonisht çon në përhapjen e tumorit në pjesë të tjera të trupit dhe shndërrimin në vdekjeprurës.

Studiuesit kanë thënë se një enzimë e vetme e quajtur PI5P4Kα mund të vrasë qelizat e kancerit të prostatës në një mënyrë që trajtimet e tjera nuk munden.

Aktualisht kanceri i prostatës trajtohet kryesisht duke ulur testosteronin dhe hormonet e tjera seksuale mashkullore, por dihet se rreth 10-20 për qind e rasteve i rezistojnë trajtimit brenda pesë viteve duke bërë që kanceri të përhapet në pjesët e tjera të trupit dhe të bëhet vdekjeprurës.

Studimi, i publikuar së fundmi në revistën Science, ka zbuluar se pacientët me kancer të prostatës rezistent ndaj trajtimit kishin nivele të larta të PI5P4Kα, duke treguar se kjo proteinë luan një rol në aftësinë e këtij kanceri për t'i rezistuar trajtimit dhe për t'u rritur. Ata më pas kanë treguar se duke përdorur modele të kancerit të prostatës kanë zbuluar se frenimi i kësaj enzime mund të vrasë tumorin që i reziston trajtimit.

Enzima PI5P4Kα është pjesë e një grupi molekulash të përfshira në metabolizmin e lipideve - një lloj molekule që përfshin yndyrna, hormone dhe shumë vitamina.

Studiuesit kanë bërë të ditur se synimi i metabolizmit të lipideve në prostatë për të luftuar kancerin e prostatës është shfaqur si strategji kohët e fundit.

"Trajtimet që synojnë metabolizmin e lipideve mund të jenë një thesar i paeksploruar dhe është diçka për të cilën studiuesit janë shumë të interesuar tani,"- ka thënë në një deklaratë bashkëautori i studimit Brooke Emerling.

"Kjo mund të na japë një armë krejtësisht të re kundër kancerit të prostatës dhe kancereve të tjera që mbështeten në këtë enzimë,"- ka shtuar ai.

E përderisa studimi nuk ka dhënë ende një ilaç për të luftuar kancerin e prostatës, shkencëtarët janë shprehur optimistë rreth trajtimit të ri që synon metabolizimin e lipideve.

"Ne po punojmë për të zhvilluar ilaçe për të synuar këtë enzimë dhe ka disa kompani që po zhvillojnë gjithashtu barnat e tyre,"- ka treguar Dr Emerling, duke shtuar se është hera e parë që është zbuluar se kjo enzimë është e përfshirë në kancerin e prostatës dhe se pritjet janë që ajo të jetë e rëndësishme edhe për kanceret e tjera.

Lajme të ngjashme