Xi Jinping në Evropë: Paralajmërohet për ‘mallin e lirë kinez’ - NACIONALE

Xi Jinping në Evropë: Paralajmërohet për ‘mallin e lirë kinez’

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkimi Evropian nuk do të qëndrojë duarkryq përballë importit të produkteve të lira nga kina, përfshirë vetura elektrike dhe paneleve të lira solare. Po ashtu, blloku evropian ‘nuk do të dobësohet’ përballë luftës për ta mbrojtur industrinë e saj nga produktet e tilla. Kështu tha shefja e Komisionit Evropian Ursula von del Leyes, derisa presidenti kinez, Xi Jinping ndodhet për një vizitë në Evropë.

Ajo tha se ‘disbalanci’ që qëndron shkaku i mbështetjes që po merr industria kineze nga shtete të ndryshme, është një kërcënim për vendet e punës në Evropë dhe kjo ‘është çështje për t’u shqetësuar”.

“Evropa nuk do të lodhet së marri vendime të vështira kur është në pyetje mbrojtja e ekonomisë dhe sigurisë së saj”, tha ajo, shkruan The Guardian.

Paralajmërimi i saj, vjen në më pak se dy orë para se të ndodhte takimi në mes të presidentit kinez Jinping dhe presidentit francez Emmanuel Macron.

Ndërkohë, Von der Leyen, ishte pjesë e takimit trilateral mes saj, presidentit Macron dhe presidentit kinez.

“Si dy forca të rëndësishme në botë, të dyja ne duhet të udhëhiqemi nga pozicioni i partneritetit, i dialogut dhe bashkëpunimit me anë të një ‘bashkëpunimi strategjik’ në mënyrë që të promovojmë zhvillim të shëndetëshëm dhe të qëndrueshëm si dhe të kontribuuojmë për një botë paqësore”, tha Xi Jinping në këtë takim.

Pas këtij takimi, Von Der Leyen tha se ‘Kina ka ende kohë për të ndërruar drejtim’.

Ajo tha se ky ‘ishte një takim i mirë ku u diskutua sy më sy lidhur me pozicionet e të vendeve dhe për të parë ku janë me dallime’.

Bashkë me presidentin francez Macron, ata kanë diskutuar edhe për situatën gjeopolitike dhe për atë se si BE dhe Kina mund të kontribuuojnë në situatën e paqes dhe sigurisë, sidomos në raport me luftën në Ukrainë.

Von der Leyen ka falënderuar presidentin kinez për ‘rolin e rëndësishëm’ që ka luajtur në ‘de-eskalimin e kërcënimeve të papërgjegjshme të Rusisë me luftë bërthamore’ dhe ka shtuar se BE llogarit në Kinën për ‘ta përdorur ndikimin e saj në Rusi’ dhe ‘për t’i dhënë fund luftës ‘.

Lajme të ngjashme