WSJ: Shtetet e Bashkuara do t’i tërheqin të gjitha forcat nga Siria - NACIONALE

WSJ: Shtetet e Bashkuara do t’i tërheqin të gjitha forcat nga Siria

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara janë në proces të tërheqjes së të gjitha forcave prej rreth 1.000 ushtarësh nga Siria, raportoi të mërkurën gazeta e njohur amerikane, “The Wall Street Journal”, duke cituar tre zyrtarë amerikanë.

Agjencia e lajmeve “Reuters” nuk mundi që ta verifikonte menjëherë raportin.

Javën e kaluar, ushtria amerikane tha se kishte përfunduar një tërheqje nga një bazë strategjike në Siri, duke ia dorëzuar atë forcave siriane, shenja më e re e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve që mund të mundësojë një tërheqje edhe më të madhe amerikane.

Gazeta njohur tha se trupat do të tërhiqen nga lokacionet e mbetura amerikane në Siri gjatë dy muajve të ardhshëm.

Forcat qeveritare siriane në muajt e fundit kanë marrë nën kontroll disa pjesë të territorit që ishte nën administrimin e Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët dhe Uashingtoni kishte dhënë shenja se po e tërhiqte mbështetjen për këtë grup.

Pak javë më parë, forcat demokratike siriane u dislokuan në qytetin Hasakah, që dikur ishte nën kontrollin e Forcave Demokratike Siriane, si hap i parë drejt zbatimit të një marrëveshjeje armëpushimi të ndërmjetësuar nga ShBA-ja.

Lajme të ngjashme